• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kunatat e Rilindjes dhe kunati i madhërishëm

by Java News
08/11/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Partia Demokratike denoncoi një sërë kunatash dhe fmailjarësh të zyrtarëve të lartë dhe ministrave socialistë të punësuar në shtet. Një Fondin e Kujdesit Shëndetësor ku janë punësuar sipas denoncimit nga Izmira Ulqinaku, “motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat!”

Një denoncim që shoqërohet dhe me shifren 310 milionë euro që ka si buxhet ky institucion, ku në fakt personat e mësipërm janë rrogëtarë. Tani duhet të punojnë ose jo, apo janë ose jo në konflikt interesi, këtë e sqaron ligji, por politikisht dhe moralisht ky denoncim duket si një kompleks i Lulzim Bashës ndaj kunatave pasi i kanë bërë copë e çikë, kunatin që në fakt është drejtuesi i PD-së, por në hije. Pikërisht atë kunat me xhiro miliarda në kohën e Rilindjes.

Denoncimi flet për të punësuar dhe nepotizëm, patjetër që ka një problem dhe PD bën betejën mediatike për t’i thënë shqiptarëve se Rilindja ka punësuar familjarët e saj, por Rilindja na ka 3-fishuar xhiron e kunatit dhe ai paguan më pak tatime.

Sa të zotët janë, e meritojnë ose jo, këtë nuk e tha konferenca e Izmirës, vetëm theksoi nepotizmin dhe Kunatat, sepse “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, thotë populli. Gati sa s’tha në fund “Rroftë Kunati ynë i Madhërishëm”.

Prandaj për të shuar denoncimet mbi kunatin e Lulit dhe skandalet e tij, për të bërë barazime,  duhet të sulmojnë çdo kunat dhe kunatë që punon në administratë, kjo komandë vjen nga Luli apo vetë kunati i madhërishëm që drejton PD ende ka dyshime.

Kjo zgjidhje ka vlerë kur janë të barabartë, por le të bëjmë disa krahasime, të sjellim dhe fakte konkrete. Së pari pa marrë në mbrojtje kunatat e përmendura në denoncim, asnjëra prejt tyre apo të gjitha së bashku nuk besojmë se vlejnë si pasuri, sa fitimi i deklaruar tek tatimet nga Erjon Isufi, kunati i Lulit. As rrogë në vit të gjitha bashkë, nuk marrin aq sa Erjoni paguan taksa në shtet, sepse paguan shifra qesharake, apo sa rroga e tij ose e Aurela Isufit në vit.

Kunatat kanë të drejtë të punojnë e në rast se janë në shkelje të ligjit të pushohen nga puna, për më tepër të ketë edhe përgjegjësi politike e ligjore për ata që i kanë emëruar, por ato kurrë nuk mund të krahasohen me kunatin e madhërishëm dhe të jenë kauza të krahasuara me të.

LEXO EDHE:  Rama publikon videon nga aksi i rindërtuar Shkodër –Muriqan/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

Ato punojnë në administratë për një rrogë, ai ka leje ndërtimi e pallate në emër të babait, ato janë zyrtare shteti që marrin rroga maksimumi 10 milionë lekë të vjetra në vit bruto, ndërsa kunati mori 20 miliardë lekë nga shembja e një pallati ndërtuar ne bregun e Jonit, pasi u zhgrrye në një takim me Edi Ramën dhe bëri pazare me Rilindjen, për kunatin.

Kunatat janë problem se janë zv-drejtore, shefe sektori apo specialiste të thjeshta, kunati ynë është “Sulltani i Madhërishëm” i PD-së.

Erjon Isufi

Deputetët i bën kunati, kryetarët e degëve kalojnë nga kunati, kandidatët e bashkive nga Kunati, këshilltarët nga kunati, imazhin e bën kunati, jo se themi ne, por sepse akuzat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe Basha i ka pranuar në heshtje. Kunatat janë specialist, por nuk besojmë se e dinë listën e deputetëve të Rilindjes ashtu siç e di Odeta e Kunatit listën e Republikës së Re, 3 muaj përpara zgjedhjeve.

Kunati në çdo aspekt është i pakrahasueshëm, jo për dhjetëra pallate të ndërtuara, jo për dhjetëra biznese me miliona dollarë xhiro, por sepse ai është i madhërishmi në PD.

Kunatat e ministrave e zyrtarëve mund t’i krahasojmë me kunatat e deputetëve apo disa zyrtarëve të PD, apo shefave të departamenteve. Kunati i madhërishëm i PD është  kryetari hije, nuk nxirret inati me disa kunata zyrtarësh. Ai krahasohet psh me kunatin e Ramës, megjithëse dhe ai nuk është vetë Rama, siç kemi ne kunatin tonë. Ndaj ndoshta më lart nuk kemi gabuar në fakte e sqarime.

Prandaj këto kunatat ngado t’i vërtisësh prapë nuk na del hesapi kur denoncimi për to bëhet që të jenë njësoj në opinion me kunatin tonë të “madhërishëm”, që seç paska një hall tani.

Kot lodhet zyra e shtypit të PD, kot lodhet Luli të sulmojë dhe akuzojë, këto që i përflet e thotë të vërtetat për Kunatin e tij, se kështu ka bërë me shumë kundërshtarë politikë, por ka humbur.

Ka humbur sepse demokratët dhe shqiptarët e kanë mësuar tashmë se në Shqipëri ka vetëm një kunat dhe ai është Kunati i madhërishëm i Lulit dhe askush tjetër nuk është si ai./ CNA.al

Next Post
Protesta e dhunshme, Rama konferencë në 19:00: Krim i rëndë

'Kacifas', reagon Rama: Hienat përdhosën të vdekurin, ulën dinjitetin e flamurit të tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2 miliardë dollarë në javë për luftë”, zyrtari i OKB-së: Me aq para mund të kishim shpëtuar 87 milionë jetë

“2 miliardë dollarë në javë për luftë”, zyrtari i OKB-së: Me aq para mund të kishim shpëtuar 87 milionë jetë

April 21, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Kapitullimi

April 21, 2026
“Trupi i 14-vjeçares u gjet i copëtuar në qese mbeturinash”, si këngëtari dyshohet se vrau adoleshenten

“Trupi i 14-vjeçares u gjet i copëtuar në qese mbeturinash”, si këngëtari dyshohet se vrau adoleshenten

April 21, 2026
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk janë parë kurrë më parë

Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk janë parë kurrë më parë

April 21, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Vëmendje në vendime, mundësi për korrigjime dhe zhvillim

April 21, 2026
Strategjia: Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve në Shqipëri me pagesë

Strategjia: Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve në Shqipëri me pagesë

April 21, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

April 21, 2026
Largohet nga posti Sekretarja e Punës në administratën Trump

Largohet nga posti Sekretarja e Punës në administratën Trump

April 21, 2026
Irani paralajmëron “karta të reja” në fushën e betejës, armëpushimi në rrezik

Irani paralajmëron “karta të reja” në fushën e betejës, armëpushimi në rrezik

April 21, 2026
Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In