• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kunata’ e Këlliçit, regjisorja e “Babale 3” – Llagami-Bushka, shpresa e fundit e PD për të rrëzuar Ramën

by Adriatik Doçi
19/03/2025 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Sipas të gjitha sondazheve serioze, të provuara dhe të konfirmuara nga rezultatet zgjedhore, 65-75 % të shqiptarëve nuk i besojnë opozitës, e cila prej 12 vitesh ka humbur në çdo palë zgjedhje, duke përsëritur pak a shumë të njëjtat alibi pas çdo disfate elektorale, avaz të cilit me shumë gjasa nuk do t’i ndahet as pas 11 majit.

Pavarësisht kësaj përvoje dhe këtyre mesazheve, opozita jo vetëm vijon të njëjtën strategji Babaleje, të njëjtin raport problematik me të vërtetën dhe logjikë ‘barëngrënëse’, por ka marrë konturet e një thesi rrenash, dezinformimi dhe karagjozllëqesh të larmishme, duke e bërë aq aktuale shprehjen e famshme që i atribuohet Albert Einstein: ‘Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme’, por edhe moton e Ushtarit të Mirë Shvejk: ‘Ç’më duhet mua se çfarë them unë’.

Paraditen e sotme, ish- deputeti i PD Belind Këlliçi, doli në një konferencë për mediat, ku denoncoi një komplot në drejtësi, duke iu referuar serisë së radhës të një telenovele intriguese në drejtësi, me regjizore gjyqtaren e Tiranës Arnisa Këlliçi, e njohur si ‘Griselda e Kavajës’, e pandehur pasi sipas Prokurorisë i shkruante letra kërcënuese vetes së saj. Madje Këlliçi paralajmëroi se do t’a kallëzonte komplotin në SPAK, edhe pse një ditë më parë kishte protestuar para SPAK-ut, duke e denoncuar si të kapur nga mazhoranca.

Në gjendje të rënduar emocionale, ‘Griselda’ e Gjykatës së Tiranës, e pezulluar nga detyra që në shkurt 2024, krahas inskenimeve të kërcënimeve me letra që i shkruan vetë, është kthyer në një studio montazhi komunikimesh të sajuara mes saj dhe magjistratëve të ndryshëm, mes personave që ajo mendon se i kanë bërë keq, individëve brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë.

‘Komploti’ i denoncuar sot para mediave nga ‘butaku’ i PD i referohet disa komunikimeve të sajuara nga gjyqtarja Arnisa Këlliçi mes ish kryetares së KLGJ Naureda Llagami dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

Arnisa Këlliçi, kreu i ILD Artur Metani, Llagami dhe Bushka kanë qenë pjesë e një rrethi shoqëror. Në takime të përbashkëta, ku gjyqtarja Këlliçi ka bërë fotografi fshehurazi, nuk dihet se çfarë bisedash janë bërë.

Intriga me inskeimin e kërcënimit me letrën, arrestimeve imagjinare nga SPAK, bllokimit të arrestimeve, përgjimeve dhe procedimeve të trilluara, doli jashtë kontrollit dhe përfundoi me ekzspozimin dhe ndëshkimin e gjyqtares Këlliçi, e cila është bashkëshorte e kushëririt të Belo Këlliçit. Kjo e fundit, me sa duket, ndihej e tradhtuar nga miqtë e saj, dhe si hakmarrje sajoi komunikime ‘kompromentuese’ mes tyre, bazuar në rrethana, biseda dhe elemente gjysmë të vërteta.

Ashtu si për letrën kërcënuese, mediat ranë në kurth dhe i pandehën si të vërteta disa komunikime të fabrikuara nga gjyqtarja me kolegë të saj, të cilët herë i paraqiste si kërcënues, herë si matrapazë, herë si admirues të saj, herë si bandillë dhe herë si të trandur nga dosje të shpikura prej saj. Por, me ekspozimin e fakteve të inskenimit, mediat nisën të distancoheshin nga telenovela, duke marrë me rezerva çdo gjë që servirej nga regjizorja që trazoi drejtësinë, e cila detyroi edhe disa gjyqtarë të arratiseshin nga një operacion imagjinar i trilluar prej saj.

Një vit pas serisë së parë, regjizorja Këlliçi ka hedhur në treg serinë e dytë të telenovelës, të cilën ‘kunati’ i saj Belo Këlliçi po tenton t’a paraqesë në skenën e SHQUP-it si Babale 3, ndoshta me shpresë për të rrëzuar qeverinë Rama, pas dështimit me Babale 1 (Salianji) dhe Babale 2 (Bardhi).

TemA

Next Post
“Vendi i Dashnor Sulës është në PD”/ Rama i hapi dyert deputetit demokrat, Berisha: Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama!

“Vendi i Dashnor Sulës është në PD”/ Rama i hapi dyert deputetit demokrat, Berisha: Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com