• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kunata e Bedrie Lokës refuzon të flasë: Ky është vendim i bashkëshortit të saj

by Java News
06/01/2024 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë nisur hetimet për dhunë në familje për Bedrie Lokën, ndërsa nuk përjashtohet pista e vrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka.

Ndërkohë është shoqëruar në polici për ngjarjen e rëndë bashkëshorti i viktimës. Mbrëmjen e së premtes, policia vendore deklaroi se po heton për keqpërdorim të dhënash, ndërkohë pretendimet e familjarëve të saj, po dhe të personave që punonin me të ngrejnë dyshime se Bedrie Loka është viktimë e dhunës në familje. I pyetur pas ngjarjes nga punonjës të policisë, bashkëshorti ka deklaruar se mund të ketë qenë Tik Tok që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, ndërkohë dyshimet janë shtuar. Xhemal Loku ishte ai që e gjeti i pari mëngjesin e së martës dhe e dërgoi në spital, ku nuk arriti të mbijetojë.

Fillimisht ngjarja u interpretua si një rast i rëndomtë vetëvrasjeje, që nuk pati rëndësi as për një njoftim të thatë zyrtar,  derisa dikush ngriti zërin dhe vdekja e Bedrie Lokës u mediatizua një ditë pasi u përcoll në heshtje, si me turp, drejt banesës së fundit.

Të premten, një ditë pas varrimit, dyert e familjes Loka në lagjen nr.2 të Sukthit, ishin të hapura për mort, por mort nuk ndjehej asgjëkundi. Kunata e viktimës nuk pranoi të flasë për ngjarjen para mikrofonit për TCH, duke deklaruar se ky është vendim dhe i të vëllait, bashkëshortit të Bedries. Gjithsesi të fton për një kafe që të ngec në fyt dhe pa e parë filxhanin.  Përveç derës së hapur asgjë nuk ngjan me një shtëpi ku ka vdekur një grua 41-vjeçare. Askush nuk hyn e nuk del në të.

“Janë në lokal”, thotë kunata që betohet se në asnjë rast nuk i kishte marrë për të vërteta fjalët që qarkullonin për Bedrien.

Tani qëndrimet e gjithkujt mund të ndryshojnë, por pasojat jo.

Një grua u vetëhelmua e shkatërruar nga sulmet, fyerjet në TIK Tok nga një profil i rremë me emrin “Bedrie K…”.  Foto e saj qarkullonte në rrjet e shoqëruar me sharje që cenonin moralin dhe dinjitetin e saj.

Një vit mê parë ajo nuk heshti. E denoncoi rastin në polici. Çështja u mbyll dhe u deklarua se u bë një marrëveshje mes palëve për ta mbyllur çështjen. U kërkua falje nga ish-punonjësja e fabrikës, e afërme me viktimën, po dhe persona të tjerë që e mbështetën në denigrimin e saj, po Bedria nuk gjeti shpëtim.

Familjarë dhe bashkëfshatarë të tregojnë, jo para mikrofonit, se prej vitesh ajo punonte në fabrikë dhe i rriste e vetme 4 fëmijët e saj, dy prej të cilëve ende në moshë të mitur. Edhe fëmijët e mëdhenj kanë punuar në të njëjtën fabrikë për të siguruar të ardhura pasi nëna nuk mund t’ia dilte e vetme mbajtjes së familjes. Babai për shumë vite ka qenë në burg në Francë. Bedria shiste dhe qumësht, kur kishte lopë, te bashkëfshatarë të tjerë që flasin me respekt për të si një grua tejet punëtore. Po sërish edhe këta ngurojnë t’i thonë hapur mendimet e saj për të. E shmangin mikrofonin, sepse gratë e dinë që nesër mund të përfliten se mbështetën dikë që bëhej me gisht, ndërsa burrat sepse nuk duan të hidhet sërish baltë mbi atë që iku. Frika se ku ka zë nuk është pa gjë i mund banorët e Sukthit.

Por Bedria ishte treguar e fortë.

Kishte vijuar punën në fabrikë dhe pse dy fëmijët e saj të mëdhënj e lanë për shkak të situatës së krijuar. Ajo ishte nënë dhe doli mbi të gjithë deri në momentin që bashkëshorti u kthye në shtëpi për festat e fundvitit.

Të gjithë flasin me respekt për të, por fjalët e kishin hedhur vrerin mbi të duke e helmuar dalëngadalë brenda një viti për të kulmuar jo thjesht në një ditë fillimviti, por një ditë të shënuar për të. Një nënë që vendos të vdesë në ditën kur është bërë nënë për herë të parë.

Në fshat të rrëfejnë se pas vuajtjes së dënimit në Francë, ai shkoi nga mali në Greqi për të punuar. Nuk mund të kalonte nga vendkalimet kufitare pasi kishte shënim në pasaportë.

Me kthimin e tij për festat që u kthyen në mort, kutia e Pandorës u hap sërish për 41-vjeçaren dhe… mëngjesin e 2 janarit që duhej të ishte një ditë feste për të, i dha fund jetës me helm minjsh. Pse zgjodhi një ditë gëzimi për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej? Presioni ndaj saj brenda familjes ishte rritur.

E keqpërdorur dhe e ngatërruar paradoksalisht me një formë të lirisë së shprehjes, gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, veçanërisht ajo ndaj vajzave dhe grave, po del jashtë kontrollit dhe është pak, ose aspak e denoncuar dhe e dënuar, ndërsa viktima e parë zyrtare e saj kërkon drejtësi.

/f.s

Next Post
Arrestohet bashkëshorti i Bedrie Lokës, dyshohet se e shtyu për t’u vetëvrarë

Arrestohet bashkëshorti i Bedrie Lokës, dyshohet se e shtyu për t'u vetëvrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In