• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumtet e fundit të Berishës në stanin e SHQUP. A po lëviz ujku nëpër dosjet krimeve të pandëshkuara?

by Adriatik Doçi
16/10/2025 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Herë pas here e ndjek Kumbarin e SHQUP-it pasi mes turbulencave të fjalimeve të tij reflektohen hallet familjare, procedime të reja penale, fraksione hetimi, veprime hetimore, vektor interesash, riorganizime, tundime të të vetëve për të dalë jashtë gardhit, aleanca, pazare të prishura etj.Për shembull, një vit para se të arrestohej dhëndri i tij zëhollë për aferën ish Klubi Partizani (tetor 2023), Sali Berisha sulmoi prokuroren e çështjes Enkeleda Millonai, mesazh të cilin rrallëkush mund t’a ketë kuptuar në atë kohë.

Ditën e djeshme, në përvjetorin e tij të 81-të (i bëftë dita një mijë), teksa eklipsoi profesor Pilinçin me hiperbola, me prognoza, me gjysmë të vërteta dhe sajesa të kulluara, në fjalimin e tij ndihej edhe njëfarë shqetësimi për një rrezik të ri të mundshëm, në dinamikë dhe ndoshta duke u afruar me vendoshmëri.

Si qen vjetër stani, i cili pa lëvizur nga vendi ndjen nga larg avitjen e kamufluar të ujkut drejt vathës, teksa të tjerët luajnë të pashqetësuar, edhe Kumbari i SHQUP-it lëshoi dje disa kumte deri diku të koduara, ndoshta për ‘ujkun’ që po lëviz në SPAK mes fashikujeve të dosjes të të birit, Shkëlzen Berisha.

Krahas gjykimit të Fatmir Mediut, SPAK ka një fraksion hetimi të hapur për Gërdecin, me pronar faktik Shkëlzen Berishën, provuar me fakte dhe prova.

Nisur nga metodologjia e hetimit të Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt, nëse SPAK do të ndërtojë akuzë penale për Shkëlzen Berishën si pronar i biznesit të vdekjes në Gërdec, pjesë e dosjes mund dhe duhet të përfshihet edhe roli i tij si sekser i aferës CEZ (450 milionë euro), lidhje e provuar e kryesekserit Nuel Kalaj, i cili tërhoqi 6.8 milionë euro nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë, duke i kaluar me çanta jashtë vendit.

Po a ka ndonjë koncension të periudhës 2005-2013 që nuk shfaqet pas dora e Shkëlzenit?

Për shembull, më datë 14 korrik të 2008, Shkëlzen Berisha dhe Ismail Mulleti lidhin një kontratë. Sipas kësaj kontrate, detyra e Shkëlzenit ishte ndërmjetësimi për blerjen e pronave në fshatin Rinia në Durrës, në zonën kadastrale 31 84, me numër pasurie 60/2, 60/3, 60/4, 60/5, 60/6, 60/7, 60/8, me sipërfaqe 57 494 m2. Shkëlzeni duhet të identifikonte shitësit potencial të tokës, identifikimin e pronave, të dhëna për shitësit etj.

Për këtë shërbim, i cili mund të kryhej në vetëm në pak minuta, me anë të një verifikimi nga institucionet shtetërore, Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.

Fiktiviteti i shërbimit, me anë të cilit djali ish-kryeministrit ka marrë paratë, është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka dyshime të forta se shuma prej 200 mijë eurosh të mos jetë vlera e vërtetë. Po ashtu, zona kadastrale është e njëjtë me zonën ku ka blerë tokë Damir Fazlliç nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, tokë që e kishin blerë me lirë. Argita blinte tokë me 10 euro m2 dhe ia shiste Fazlliçit me 18 euro m2.

Më pas në lojë hyn Berisha, i cili me vendim qeverie zgjeroi zonën e parkut energjitik në Porto Romano, duke përfshirë në të dhe tokën e Fazlliçit, klientit të të bijës).

Në datën 11 dhjetor të 2009, po në Fshatin Rinia në Durrës, në zonën e Porto Romanos, Shkëlzen Berisha, ka lidhur një kontratë me Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë.

Në rastin konkret për shërbimi i tij Shkëlzen Berishës fiton 150 mijë euro të tjera. Shoqëria që shet 50 mijë metra katrorë tokë në fshatin Rinia ka si administratore Entela Shehajn, pra të njëjtin person që është ortake e Ismail Mulleti, që paguan Shkëlzen Berishën për të gjetur tokën për blerje në fshatin Rinia.

Nëse blerësi dhe shitësi janë ortakë mes tyre, përse kanë nevojë të paguajnë Shkëlzen Berishën 350.000 euro për një ndërmjetësim të panevojshëm?

Sepse biznesmemët, për të marrë një koncension, leje, tender apo favor nga qeveria Berisha, duhet të sajonin pagesa të majme tek Shkëlzeni ose Argita.

Në 27 shkurt 2013, Sali Berisha, përmes kryefinancierit Ridvan Bode, i jep Ismail Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.

Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni ka një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdh si tarifë koncesioni rreth 100 mijë euro.

Pra, Ismail Mulleti i dha Shkëlzenit të paktën 350 mijë euro në vitet 2008-2009, ndërsa Berisha i dha më pas Mulletit një koncension nga i cili fiton mbi 1 milionë euro në vit.

Është thjeshtë një shembull ilustrues, ndonëse është edhe fakt penal. Dora e Shkëlzenit nuk shfaqet vetëm pas aferave korruptive para 2013. Nëse SPAK do të ndjekë rrugën e 90 milionë eurovr që kanë dalë nga buxheti i shtetit për koncensionin e hemodializës të Rilindjes, koncision që nuk guxon t’a përmendë askush në SHQUP, kjo rrugë ndahet në disa rrugica, njëra nga të cilat të çon në xhepin e Shkëlzen Berishës.

(Marrë nga profili në Facebook)

Next Post
“Tigri i Bardhë” i internetit| 21-vjeçari akuzohet për vrasje dhe abuzimin e fëmijëve, njëri rast u transmetua live

“Tigri i Bardhë” i internetit| 21-vjeçari akuzohet për vrasje dhe abuzimin e fëmijëve, njëri rast u transmetua live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

November 9, 2025
Kreu i PS Vlorë, Klevis Kaso thirrje qytetarëve: Vota është një e drejtë legjitime, shprehni vullnetin tuaj

Kreu i PS Vlorë, Klevis Kaso thirrje qytetarëve: Vota është një e drejtë legjitime, shprehni vullnetin tuaj

November 9, 2025
Avokati publikon pamjet e makinës së qytetarit të Kosovës që u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

Avokati publikon pamjet e makinës së qytetarit të Kosovës që u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

November 9, 2025
Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Nuk mund ta fitosh kurrë luftën bërthamore, mos e nis

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Nuk mund ta fitosh kurrë luftën bërthamore, mos e nis

November 9, 2025
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

November 9, 2025
Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

November 9, 2025
Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

November 9, 2025
Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

November 9, 2025
Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

November 9, 2025
Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

November 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com