• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kume: Reforma zgjedhore të sjellë pasqyrim të drejtë të vullnetit të votuesve

by A R
19/09/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Reforma zgjedhore duhet të realizohet përmes vullnetit politik. Listat e deputetëve të mos hartohen nga kryetarët, por t’i lihen në dorë popullit të zgjedhë
Ish-kryatri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka reaguar ditën e djeshme lidhur me deklaratat e partive politike për reformën zgjedhore. I pyetur nga gazeta “Telegraf” Kume u shpreh se e e vetmja gjë që do të bëjë të mundur përfundimin e reformës zgjedhore, është vullneti politik. Ai nuk beson tek deklaratat e liderëve të partive. Ndërkohë që shprehet se në këtë pikë do të thotë se ka përfunduar edhe marrëveshja e 18 majit, si pjesë e së cilës është edhe reforma. Për Kumen, e vetmja gjë që duhet të bashkojë partitë dhe që të mund të realizohet një reformë gjithpërfshirëse është lista e kandidatëve për deputet. Kjo listë sipas tij nuk duhet hartuar nga kryetarëte partive, por nga populli.
Zoti Kume, PD ka vendosur tre kushte për të realizuar reformën zgjedhore. Si një nga njohësit e mirë të këtij kodi, si e konsideroni këtë hap?
E rëndësishme në të gjithë këtë, është angazhimi të paktën me deklaratat publike të bëra dje nga dy partitë kryesore për të filluar procesin e reformës zgjedhore. Në deklaratën e PD-së tërheq vëmendjen fakti që këtë reformë nuk e konsideron vetëm si detyrë dhe të drejtë të tyre të partive politike parlamentare ose jo parlamentare por si një e drejtë e cila kërkohet të realizohet nëpërmjet bashkëpunimet nga të gjithë qytetarët. Realizimi i një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse nuk është lajm i ri sepse edhe në reformat e kaluara partitë politike janë shprehur për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, të grupeve të qytetarëve, të shoqërisë civile. Komisionet parlamentare për reformën zgjedhore kanë thirrur dhe kanë dëgjuar duke filluar që nga 2005 përfaqësues, të këtyre organizatave, por fundi i gjithë proceseve të kaluara ka qenë i atillë që ata që kanë pasur mundësinë për të realizuar ndryshimet në lëgjisdlacionet zgjedhore i kanë bërë këto ndryshime vetëm në funksion të interesit të tyre dhe jo pse iu janë kërkuar edhe nga të tjerë aktorë të përfshirë në proces. Mbetet të them, se shpresojmë që thirrja e bërë kësaj radhe të mos jetë vetëm formale por me efekte të cilat, si të tilla duhet të pasqyrohen në dispozitat e legjislacionit zgjedhor që do të hartohet. Ndryshe do të jetë energji e shpenzuar pa efekt, dhe për më keq akoma rezultati nuk do të jetë ai që do dëshironim të ishte të gjithë ne.
Cilat mendon se duhet të jenë çështjet dhe problematikat që duhet të trajtohen në kodin e ri?
Çështje dhe problematika të caktuara që duhen trajtuar në kuadër të kësaj reforme, unë mendoj që do ishte më efektive që diskutimi dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të mos kufizohen vetëm në rregullimet që mund t’i bëhen ligjit zgjedhor, për të pasqyruar në të rekomandimet e OSBE –ODIHR, në tre raportet e fundit, por reforma të jetë shumë më e thellë se sa kaq. Sistemi zgjedhor proporcional rajonal dhe ligji zgjedhor i hartuar në zbatim të tij, gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit ka treguar se është e nevojshme që të ndërhyet në të , duke realizuar ndërhyrje esenciale dhe jo kozmetik. Ndërhyrje të cilat të mund të bëjnë: 1- Pasqyrimin më të mirë të mundshëm të vullneteve politike të shprehura në kutitë e votimit nga zgjedhesit, në strukturën politike të kuvendit të ardhshëm 2- Të krijohet mundësi reale në zgjedhje, që shqiptarët duhet të bëjnë për ata që kërkojnq t’i përfaqësojnë dhe jo si veprohet deri sot, ku zgjedhësi shqiptarë voton për një listë të mbyllur, hartuar nga partia apo lideërshipi i saj. 3- E drejta e votës të bëhet realisht e mundshme për të gjithë shqiptarët kudo ata janë, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Legjislacioni zgjedhor të mund të krijojë hapësira për përdorimin efektiv të teknologjisë së informacionit në zgjedhje. Administrimi i procesit zgjedhor të realizohet si një proces që nuk varet siç është sot, kryesisht nga vullneti i përfaqësuesve të partive politike, administrata zgjedhore të depolitizohet.
A ka pengesa për zbatimin e kësaj reforme?
Në qoftë se krahas tyre ka probleme të tjera, e rëndësishme për mua është fakti se nëse partitë politike kanë vullnet për ta realizuar këtë reformë, koha që duhet për të pasur produktin në letër, pra për ta miratuar legjislacionin zgjedhor është me shumë se sa e mjaftueshme për t’u zbatuar ky legjislacion edhe në zgjedhjet e ardhshme të qeverisjes vendore. Natyrisht jo çdo gjë që mund të parashikohet në legjislacion mund të zbatohet si e tillë, por mund të përdoret dhe metodologjia e projekteve pilote. Këtu kam parasysh probleme që lidhen me zbatimin e teknogjisë së informacionit, ashtu sikurse dhe me procedurat dhe rregullat që duhet të ndiqen për t’i mundësuar zjedhësve që banojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në votim pa qenë e nevojshme të vijnë në shqipëri. Pra, zgjedhjet e ardhshme vendore, mund të përdoren si mundësi pilotime i këtyre ndryshimeve të mëdha në administrim e votës. E rëndësishme në të gjithë këtë për mendimin tim është vullneti politik i cili siç dihet në këtë rast bie ndesh me interesat politike të partive. Kërkohet që listat e kandidatëve të mos hartohen nga lidershipi ose nga kryetari i partisë. Zgjedhësi të ket mundësi të zgjedh dhe në rastin e listës midis kandidatit që ai do. Është koha kur deklaratat e bëra nga partitë politike dhe në veçanti çfarë u tha në marrëveshjen e 18 majit të fillohet nga puna për t’u realizuar. PS dhe PD u angazhuan që aksioni i madh politik dhe legjislativ i tyre menjëherë pas konstituivit të kuvendit do të ishte reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore. Fakti që sot në vend që të fillojmë nga puna për të formësuar për të konkretizuar këtë deklarim të tyre, kanë filluar me deklarata ndaj njëri – tjetrit të tilla si unë e bëj këtë por ti mos e vendos atë kusht, së paku krijon një shije jo të mirë. Nëse do vazhdohet me deklarata të tilla politike, ajo që mund të bëhet do jetë vetëm fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Me të tilla situata shqiptarërt janë tejngopur. /Telegraf/a.m.

Next Post
FOTO/ Daçiç kërkoi autograf nga Trump, por ja çfarë thonë mediat serbe

FOTO/ Daçiç kërkoi autograf nga Trump, por ja çfarë thonë mediat serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In