• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Teatri Kombëtar nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri

by Java News
13/02/2018 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është shprehur se Teatri Kombëtar nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri, ndërsa do t’i shtohen dy salla te ‘Turbina’.

“Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë aty ku është sot në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperushëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën” deklaroi ministrja.

Beteja tjeter e artistëve me Ministrinë e Kulturës lidhet me projektligjin e ri, të cilin e kundërshtojnë. Ministrja theksoi se ndryshimet në ligj po bëhen për të decentralizuar disa nga kompetencat që sot i ka vetëm Ministria e Kulturës.

“Ka një keqkuptim, kemi marrë një nisëm ligjore për të decentralizuar disa nga kompetencat që sot i ka vetëm Ministria e Kulturës në përfitim të institucioneve të artit dhe institucioneve të tjera që duhet të nxiten për të financuar, si bashkitë. Jemi vetëm në proces konsultimi. Jemi të hapur për konsultim me grupet e interesit. Sindikatën e aktorëve, i kemi ftuar nesër në ministri me një përfaqësues të sindikatës për të diskutuar për shqetësimet. Jemi në proces konsultimi për të gjetur zgjidhjen e mirë për të gjithë.

Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve me skenën e pavarur kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi integruar në draft. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin’ deklaroi ministrja. raport.tv

ma.me

Next Post
A do shpëtojnë të dorëhequrit nga Vetting-u? Ja si përgjigjet deputeti i PD

A do shpëtojnë të dorëhequrit nga Vetting-u? Ja si përgjigjet deputeti i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com