• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Së shpejti nis ndërtimi i rrugës drejt Kishës së Labovës

by Java News
15/08/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u premton labovitëve se qeveria do të ndërtojë rrugën deri në fshat për banorët dhe për turistët që prej vitesh duan të vizitojnë Kishën e famshme të Labovës së Kryqit, një nga perlat e Trashegimisë kulturore kombëtare.

“U premtuam se thesari për të cilin labovitët janë kujdesur prej shekujsh do të restaurohet gjithashtu për ta kthyer në një pikë të pashmangshme për vizitorët e jugut të Shqipërisë”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.

Projekti nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është gati dhe financimi i qeverisë shqiptare gjithashtu. Pas pak javësh fillon puna për rrugën dhe për kishën.

Kisha e Labovës së Kryqit është një prej monumenteve më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Marisë. Atje shkohet duke ndjekur rrugën që të çon në Libohovë, nisur nga një degëzim drejt lindjes i autostradës në jug të Gjirokastrës.

I gjithë udhëtimi zgjat  rreth 40 minuta. Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit.

Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit.

Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme.

Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565

Next Post

Rekordmeni i 400 metrave Niekerk ja arriti falë trajneres së tij... 74 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

Kaney West pritet në Kryeministri, Rama i tregon pikturat dhe i dhuron librin “Albanian Files”

July 11, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Politika që na shpëtoi, ndërsa flisnim për politikë

July 11, 2026
OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

July 11, 2026
VIDEO/ Në pritje të koncertit te Kanye West, të rinj vendas e të huaj mblidhen në ‘Eagle Stadium’

VIDEO/ Në pritje të koncertit te Kanye West, të rinj vendas e të huaj mblidhen në ‘Eagle Stadium’

July 11, 2026
Rama me të rinjtë në Jalë: Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë

Rama me të rinjtë në Jalë: Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë

July 11, 2026
Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

July 11, 2026
“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

“Nuk kam thënë që algoritmi ishte arsyeja e protestës”, Rama: Duhet t’i kuptoj sa më mirë mesazhet e protestës

July 11, 2026
Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In