• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Rruga e Frashërit, pjesë e projektit me Bankën Botërore

by Java News
12/06/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frashëri ka qenë ndalesa e radhës e kandidates socialiste Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi këtë zonë si krenarinë e Përmetit që meriton të njëjtën vëmendje si qyteti. Kumbaro theksoi se rruga që është një nga problemet kryesore për zhvillimin turistik por jo vetëm të zonës, tashmë është pjesë e marrëveshjes me Bankën Botërore prej 71 milionë dollarësh.

“Kjo marrëveshje për të parën herë e kësaj natyre parashikon një investim shumë të madh të BB, 71 milionë  dollarë për turizmin kulturor dhe atë natyror. Ne jemi shumë krenarë që në këtë program Qarku i Gjirokastrës ka dy qytete, Gjirokastrën dhe Përmetin. Pritet fillimi i punës së qeverisë së re që të fillojë ky investim, në të cilin ndër të tjera ne fusim edhe rrugët rurale të pikave turistike më të rëndësishme siç është rruga e Frashërit, rruga e Bënjës dhe ajo e Leusës. Dhe nga një xhep i harruar, me këtë plan Përmeti do të kthehet në një qendër turizmi, por ndërkohë do të nxisim edhe biznesin që të investojë”, tha ajo.

Më tej Kumbaro tha se të gjitha qeveritë e kanë harruar jo veç fshatin, por mbi të gjitha kanë lënë në degradim qytetin, ndaj investimet që kanë nisur nga qendrat, në mandatin e dytë do të shtrihen më fuqishëm drejt zonave rurale.

“Kur nuk ka qenë në qendër të vëmendjes qyteti, nuk bëhet fjalë për fshatrat që janë më larg, me rrugë të vështira sic është Frashëri, por unë besoj se Frashëri ka po aq vlerë sa vetë qyteti i Përmetit dhe është krenaria e Përmetit. Por si mund të jemi krenarë ndërkohë që nuk i japim vëmendjen e duhur, – shtoi ajo.

Duke cituar Sami Frashërin, kandidatja e PS-së nuk kurseu as thumbat ndaj ndarjes së padrejtë bërë me subvencionet në bujësi.

“Samiu ka thënë dhe kjo është e vërtetë “Nëse duam të mbjellim për një vit, mbill misër e grurë dhe merr ca subvencione… Nëse duam të mbjellim përgjithmonë, mbill arsim e kulturë” që do të thotë investime, sektor zhvillimi në turizmin kulturor dhe agroturizëm. Kjo është e ardhmja e vizionit për Përmetin dhe këtë nuk e kemi më fjalë, por me vepra. Sot gjithë Qarku i Gjirokastrës është kthyer në kantier. Përmeti ka dy fuqi të mëdha: bujqësinë e natyrën dhe kulturën”, tha më tej Kumbaro në takimin e zhvilluar me frashërllinjtë.

ma.me

 

 

 

Next Post
Dëshmia e ish-kreut të FBI: ‘Trump’ na diskreditoi dhe përhapi gënjeshtra

James Comey, portreti i njeriut më të dashur dhe më të urryer në SHBA, nga shkatërrues i Clinton, te lufta ndaj Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

September 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

September 25, 2026
“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com