• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Përmeti në vëmendjen e qeverisë, 4 milionë euro për ujësjellësin e ri

by Java News
11/06/2017 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një atmosferë entuziaste me banorë të lagjes tek Tregu në qendër të qytetit, kandidatja e PS-së në qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro ka ndarë me banorët vizionin e qeverisjes socialiste.

Ajo ka sjellë para tyre dëshmitë e transformimit të Përmetit, qytetit dikur të harruar, ndërsa sot i shndërruar në një prej qendrave turistike në jug të vendit me investime që zgjidhin  plagë të mëdha si ujësjellësi i qytetit.

 

“Përmeti ishte një xhep i harruar ku nuk i shkonte në mendje asnjë qeverie të fuste dorën për ta parë nëse e kishte apo jo.

Ndërkohë që ju e keni parë, që vetëm në vitin e fundit sesi është rritur fluksi i vizitorëve, sesi po kthehet vëmedja në Përmet pas investimeve në qendër, por jo vetëm në qendër. Ka plot lagje të tjera që meritojnë vëmendjen që nuk e kanë patur dhe sot më thonë, “po tek ne kur do të vijë Rilindja Urbane”.

Rruga Këlcyrë-Përmet po mbaron, kemi nxjerrë investimin prej 4 milionë eurosh për plagën më të madhe që kishte Përmeti, ujësjellësi i qytetit, i cili fillon të ndërtohet brenda verës,- tha Kumbaro.

Kumbaro ka pohuar se falë përpjekjeve të qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për shpalljen e qendrave historike në Bënjë dhe Përmet, fenomeni i largimit të turistëve nga Përmeti do të marrë fund.

Ajo ka sjellë në vëmendjen e banorëve nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Botërore për ta kthyer Përmetin në qendër turistike parësore krahas Gjirokastrës, Beratit dhe Sarandës.

“Ne turistët do t’i mbajmë në Përmet jo një natë, por një javë. Prandaj dhe Bënja është shpallur qendër historike, prandaj u bë dhe nënshkrimi i marrëveshjes me BB prej 71  milionë  dollarë për të kthyer në qendër turistike parësore, Gjirokastrën, Beratin, Përmetin dhe Sarandën.

Për të parën herë Përmeti po merr maksimumin e vëmendjes jo vetëm nga buxhetet e qeverisë, por edhe nga donatorët më të rëndësishëm si BB, falë financimit të të cilëve fillojmë brenda vitit lagjen e vjetër, që tashmë quhet “Qendër Historike e Përmetit” – theksoi Kumbaro.

Next Post
‘I pafytyrë, kur ti shërbeje me pantallona të shkurtra në Holandë, babai im luftonte për PD’, kandidatja e PDIU sulmon Bashën

'I pafytyrë, kur ti shërbeje me pantallona të shkurtra në Holandë, babai im luftonte për PD', kandidatja e PDIU sulmon Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In