Pas vizitës së tij në “Lagjen e Trimave” duket se Zoran Zaev ka fituar simpatinë e shqiptarëve.
Emri i kryetarit të LSDM prej mbrëmjes së djeshme gjendet në muret e Shkupit dhe Kumanovës, ndërs parrullat e shkruara në shqip kërkojnë që Zaev të jetë kryeministër.
“Të dua Zaev” dhe “Zaev për premier” shkruhet në muret e dy qyteteve të vendit fqinj.
Nuk dihet nëse autorët janë anëtarë të partisë së Zoran Zaev apo thjeshtë qytetarë të kënaqur nga qëndrimi i LSDM, por në Maqeodni nuk është normale që të bëhet thirrje nga shqiptarët për një parti të drejtuar nga maqedonas.
Pak ditë më parë Zaev deklaroi se nuk e kishte problem që në selinë e LSDM të ngrehej flamuri i shqiptarëve.