• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kumanovë, banorët duan para për shtëpitë dhe jo tendera

by
30/05/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë kërkojnë para dhe jo tenderë për ndërtimin e shtëpive të tyre. Banorët e Kumanovës e kanë unifikuar mendimin e tyre, sipas të cilit atyre që u janë shkatërruar shtëpitë gjatë përleshjeve të armatosura të 9 dhe 10 majit në disa nga rrugët e kësaj lagje, nuk kanë nevojë për tendera. Komisioni për vlerësimin e dëmeve deri tani ka përpiluar raportin me vlerësimet e dëmeve dhe shtëpive të shkatërruara, ndërsa Qeveria javën e ardhshme do të vendos për mënyrën dhe afatet e realizimit.

Qeveria ka vendosur që të kompensojnë financiarisht për 100 për qind dëmet e shkaktuara më 9 dhe 10 maj.  Banorët megjithatë insistojnë që Qeveria t`ua lëshojë shumën e parave të dëmit të pësuar dhe se ata më pas do të ndërtojnë shtëpitë.

Derisa po vazhdon procedura institucionale, banorët deri tani kanë marrë paratë prej 100 mijë denarëve apo 1.500 euro si kompensim fillestar për harxhime jetësore, por edhe një shumë të parave për qiratë e përkohshme.  Nga ana tjetër, në këtë lagje kanë mbërritur edhe sasi të mëdha të ndihmave humanitare, në para dhe ushqime, si dhe gjësende të tjera që u janë shpërndarë banorëve të lagjes.

Sipas komisionit qeveritar dhe atij komunal për vlerësimin e dëmeve mësohet se janë 68 objekte që kanë pësuar dëme, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”. Rreth 130 familje kanë mbetur deri tani pa kulm mbi kokë dhe se ato janë strehuar përkohësisht në shtëpi me qera apo tek të afërmit e tyre, referon INA.

Next Post

Foto/ Kallashi publikon pozicionin e preferuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In