• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kumanova dhe moskomunikimi ndërshqiptar

by
13/05/2015 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ Fundi tragjik i një “loje luftash” në Maqedoni, përveç diabolizmit të kryeministrit Gruevski, dëshmon dhe për raportet e vështira mes politikës shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.

Pas ngjarjes, në qendër të sulmeve u vendosën dy politikanët kryesorë në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, nën akuzën se nuk i dolën zot situatës. Kjo është një akuzë e artikuluar lehtshëm dhe pa u menduar shumë dhe është mbi të gjitha një perceptim mbarëpopullor, që vjen nga distanca e banorëve të Kumanovës me politikanët shqiptarë në Maqedoni.

Por, nëse do të jemi më të ftohtë, duhet të themi se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk janë përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kumanovë, por janë fajtorë që mbajnë në pushtet kryeministrin Gruevski. Përgjegjësia ndaj tyre duhet fokusuar vetëm këtu. Ata duhet ta largojnë Gruevskin nga pushteti jo vetëm si antishqiptar, por mbi të gjitha si një lider të keq për Maqedoninë, i cili do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë bashkëjetesën në atë shtet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ata janë fajtorë më shumë për mungesën e reagimit pas ngjarjes, sesa për ngjarjen. Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin nuk mund t’i akuzojmë pse erdhi njësiti nga Kosova së bashku me shokët e tyre në Maqedoni, pse sulmuan burgun, pse çuan armatim në “Lagjen e Trimave” dhe pse në fund u bënë pjesë e një loje të fëlliqur të Shkupit, duke e paguar dhe me jetën e tyre. Ahmeti dhe Thaçi janë fajtorë, pasi ata u menduan gjatë dhe bënë llogari nëse kishin leverdi të ishin në anën e të dëmtuarve apo në anën e qeverisë, pasi ndodhi ngjarja.

Faktet po ashtu tregojnë se ngjarja lidhet dhe me politikën e Kosovës. Shumica e atyre që luftuan në Kumanovë, janë ish- bashkëluftëtarë të Ali Ahmetit, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçit, të cilët tani nuk kanë më lidhje me njëri-tjetrin. Hashim Thaçi është në raporte të këqija me Haradinajn, ky i fundit në raporte të këqija me Ali Ahmetin dhe i afërt me Menduh Thaçin. Shërbimi Informativ i Kosovës, siç po del, ka informuar për situatën, por askush nuk ka bërë kujdes ta ndalë këtë ngjarje, të cilën e përdori Gruevski për interes të tij. Në meskinitetin  e tyre, Haradinaj dhe Menduhi kanë menduar t’i prishin gjakun Ahmetit, Hashimi e ka injoruar si diçka që nuk bën dëm, Ali Ahmeti e ka llogaritur si një komplot ndaj tij dhe nuk foli. Kësisoj, moskomunikimi mes politikanëve shqiptarë na solli në një tragjedi, e cila do të ketë kosto për bashkëjetesën e mëtejshme të shqiptarëve në Maqedoni.

Po kaq problematike është dhe distanca reale që ka Tirana zyrtare e politikanët shqiptarë në Maqedoni. Edi Rama, i cili ka arritur një sukses të pjesshëm, duke i ulur në një tavolinë Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, ishte duke shkuar në Tetovë më 17 maj në një ceremoni së bashku me Hashim Thaçin, në përpjekje për të ulur tensionin mes palëve shqiptare. Tirana zyrtare mbajti qëndrim korrekt dhe të matur për ngjarjen, duke u foksuar tek nevoja për transparencë dhe hetime serioze nga pala maqedonase, por distanca reale politike me dy liderët shqiptarë të Maqedonisë, ka bërë që ajo të mos kishte në dorë detajet e ngjarjes sapo ajo ndodhi.

Në këtë moskomunikim ndërshqiptar mes politikanëve, është krijuar tashmë një boshllëk, që tentoi ta mbushë lideri i opozitës maqedonase, i cili u prit me duartrokitje nga shqiptarët, ashtu sikundër u pritën me të shara dhe u zbuan deputetët shqiptarë.

Ky rast është një mësim i mirë për politikën shqiptare në rajon, e cila duhet të lërë mënjanë rreshtimet politike dhe aleancat dypalëshe me njëri-tjetrin dhe duhet të funksionojnë si politikanë profesionistë, që tejkalojnë ngjyrat politike. Nëse Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Fatmir Limaj, do kishin raporte normale me Ali Ahmetin e Menduh Thaçin, siç kanë me Edi Ramën në Tiranë, ngjarja dhe mund të shmangej, ose së paku reagimet do ishin serioze dhe bindëse. Moskomunikimi ndërshqiptar, krijoi mes të tjerash një boshllëk që u mbush me shpejtësi para masakrës nga Gruevski dhe pas masakrës nga Zaevi, duke i nxjerrë politikanët shqiptarë jashtë loje. Siç e meritojnë!

Marrë nga Gazeta TemA

Next Post

Ekskluzive/ Tjetër padi për shpifje Berishës, sa i djeg Shkodra-Doktorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
Berisha e shpalli zërin e Diasporës, por nënkryetarja e PD mori vetëm 93 vota nga emigrantët

Berisha e shpalli zërin e Diasporës, por nënkryetarja e PD mori vetëm 93 vota nga emigrantët

July 16, 2026
“Greqia, aleat i Shqipërisë”- Spiropali për heqjen e Ligjit të Luftës: Duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve në Parlament

Beteja e Elisës: Platforma reale, jashtë rreshtave të mocionit

July 16, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

“Shteti sot, në nivel më demokratik”, këshilltari socialist: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In