• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kumanova, 121 familje e 66 shtëpi të dëmtuara nga sulmi

by
14/05/2015 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 66 shtëpi dhe 121 familje kanë pësuar dëme materiale nga përleshjet e armatosura në Kumanovë. Këto janë të dhënat e para që i janë dorëzuar qeverisë dhe autoriteteve komunale nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, i cili do të vazhdojë punën në terren edhe në ditët në vijim.

Në bazë të këtyre informacioneve, Komuna e Kumanovës ka shpërndarë ndihmat e para në Lagjen e Trimave. Ndërkohë, katër ditë pas tërheqjes së policisë nga lagja e tyre, banorët ende nuk po arrijnë të marrin veten dhe të largojnë nga mendja atë çfarë ju kishte ndodhur.

Ish-deputeti shqiptar nga Kumanova dhe pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, Hysni Shaqiri thotë se këto ngjarje kanë prekur të gjithë shqiptarët. Ai fton zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës të vitizojnë Lagjen e Trimave dhe në të ardhmen t’i kushtojnë më tepër vëmendje popullatës shqiptare në Maqedoni.

“Ka hapsirë për të vepruar politikisht. Shqiptarët kanë struktura për t’u organizuar dhe për t’i thënë ndal këtij terrori, kësaj politike që po shkakton dhimjbe dhe trauma tek familjet shqiptare. Kjo është dhimbje e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Shaqiri.

Ngjarjet e Kumanovës tek qytetarët e Maqedonisë kanë shtuar pasigurinë, që ishte prezente që kur nisi kriza politike, nga e cila duket se vendi nuk do të ketë dalje të shpejtë.

Next Post

Blushi: Nuk mund të mbyllim shkollat e Gylenit se kështu do Erdogani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com