• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulturë/ Arabia Saudite rihap kinematë pas plot 3 dekadash e gjysmë

by Java News
20/02/2018 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heqja e ndalesës 35 vjeçare për kinematë në Arabinë Saudite ka shkaktuar valë të mëdha të reagimeve të ndryshme. Mbështetësit e rihapjes së kinemave thonë se kjo do të ndikojë pozitivisht në “investime dhe punësim” dhe se do të krijojë një atmosferë kulturore, ndërsa kundërshtuesit e nismës thonë se meqë vendi nuk ka një kinematografi vendore, atëherë kinematë nuk do të kenë kuptim tjetër pos imponimit të kulturës perëndimore.

Ish-kreu i Shoqatës Kulturore dhe Artistike të Arabisë Saudite dhe këshilltari për media, Sultan el-Bazigi, rihapjen e kinemave pas 35 vitesh e cilësoi si “hap pozitiv”.

Do të jetë sektor i rëndësishëm për investim dhe punësim

“Kjo gjendje padyshim që do të krijojë një atmosferë të ndryshme kulturore. Në të njëjtën kohë do të jetë edhe sektor i rëndësishëm për investim dhe punësim”, u shpreh Bazigi.

Ai poashtu tha se popullata e Arabisë Saudite nuk është e huaj në botën e kinemasë dhe shtoi: “Edhe përkundër faktit që sallat e kinemave ishin të mbyllura, shumica e popullatës kanë ndjekur nga afër kinematografinë arabe apo dhe të huaj nëpërmjet televizorit, tabletit apo dhe me shkuarjen në kinema gjatë vizitave të vendeve të tjera. E reja tani është që do mund të shikojnë filmat sapo të fillojnë të shfaqen”.

Kinemaja është një gjuhë që reflekton opinionin botëror

Në shpërndarjet në rrjetin social Tëitter kishte prej atyre që mbështesnin rihapjen e kinemave me etiketën #HapjaEKinemaveNëRijad, por edhe përdorues që kundërshtonin një gjë të këtillë.

Një përdorues i Tëitterit me emrin “Er-Rumeysi”, tha se kinematografia egjiptiane është model për inkurajimin e veprave të ndryshme letrare, për zhvillimin e llojit të tregimeve si dhe për përhapjen e kulturës së kinemasë te popullata. Ai poashtu përgëzoi popullin e Arabisë Saudite për heqjen e ndalesës për kinematë. Nga ana tjetër, një përdorues tjetër i Tëitterit me emrin “Miknas” tha: “Kinemaja nuk është as lojë e as argëtim. Është një mjet shprehjeje që reflekton opinionin botëror. Kinemaja në Arabinë Saudite është e domosdoshme. Urime për popullin e Arabisë Saudite.”

Synohet përhapja e kulturës perëndimore

Një arab me emrin Sehm el-Leyl, në postimin në Twitter, duke kundërshtuar idenë për hapjen e sallave të kinemave, tha: “Ne nuk kemi prodhim tonin të cilin mund ta shfaqim në kinematë tona. Prandaj, me këtë gjendje të re synohet që të lumturohet perëndimi duke përhapur kulturën perëndimore dhe duke tregtuar me prodhimet financiare dhe kulturore të tyre”.

Revista e quajtur “Ahfad esh-Shura” publikoi fetvanë nga Drejtoria për Studime Shkencore dhe Fetva ku thuhet se “kinemaja është haram”.

Marrëveshje mes “Al Hokair Group” nga Arabia Saudite dhe zinxhirit britanik të kinemave “Vue”. Nga ana tjetër, gazeta britanike Daily Telegraph bëri të ditur që është nënshkruar marrëveshje mes “Al Hokair Group”, një prej ndërmarrjeve më të mëdha investuese të Arabisë Saudite, dhe zinxhirit britanik të kinemave “Vue” për çështjen e “hapjes së 30 sallave të kinemasë në Arabinë Saudite”. Gjithashtu, u theksua që së shpejti në Arabinë Saudite do të hapen dhe kinema të përhershme.

 

Kreu i bordit drejtues të Vue, Tim Richards, marrëveshjen në fjalë e cilësoi si “moment i jashtëzakonshëm në historinë e kinemasë botërore”.

Ndryshe, në njoftimin me shkrim të publikuar në dhjetor të vitit 2017 nga Ministria e Arabisë Saudite për Informacion dhe Kulturë , thuhej: “Drejtoria e Përgjithshme e medias radio-televizive ka publikuar një vendim me të cilin jepet licenca për sallat e kinemave, të cilat janë të përfshira në bizneset komerciale të ditëve tona”.

Në deklaratën të cilën ministri për Informacion dhe Kulturë, Avvad bin Salih el-Avvad, e dha lidhur me këtë çështje, u bë e ditur se salla e parë e kinemasë në vend pritet të hapet në mars të vitit 2018.

Ndryshe, më 24 tetor të vitit 2017, në Rijad u mbajt mbledhja “Iniciativa për investime në të ardhmen”, ku morën pjesë dy mijë e 500 persona nga mbi 60 vende. Në këtë mbledhje të organizuar nga Fondi Publik për Investime, princi trashëgimtar Muhammed Bin Selman premtoi që vendin e tij do e kthejë drejt një “Islami të moderuar”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Kjo vogëlushe sot është ndër moderatoret më seksi

FOTOT/ Kjo vogëlushe sot është ndër moderatoret më seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In