• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulturalizimi i betejave dhe kauzave

by Java News
07/06/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia e Veriut është kufiri tranzitor i shumë kulturave e etnive në këtë pjesë të Europës Juglindore dhe funksionimi i saj si shtet është i mundur vetëm duke garantuar kohezion maksimal midis këtyre kulturave e etnive. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë pjesë të Ballkanit shkëmbor vetëm si shoqëri pa morfologjinë e saj etno-kulturore, është e destinuar të paguaj tagrin e një aventure pa fitues.

Nga Dr. Skender ASANI

Ka kohë që në tregun e këtushëm politik lancohen ide e koncepte që përbëjnë frymën e një vizioni të ri mbi të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Autorët e kësaj fryme po mundohen të instalojnë njëtrajtshmërinë e një shoqërie, e cila në shikim të parë do të funksiononte si kozmopolite, pa atributet etnike, por në fakt  ata po e promovojnë monopolin e maqedonizmit si zgjidhje afatgjate.
Nëse i referohemi konceptit të liderit socialdemokrat, Zoran Zaev mbi “një shoqëri për të gjithë” dhe atij konservator, Hristijan Mickovski mbi “eliminimin e fituesit në zgjedhje”, na del i qartë synimi i tyre i përbashkët për deatomizimin e faktorit politik shqiptar, duke ia marrë atij të gjitha atributet e përfaqësimit dhe legjitimimi të ideve politike shqiptare, përfshi edhe pozitat udhëheqëse shtetërore nga ana e shqiptarëve (Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari).

Këto nuk janë përpjekje të reja për deformimin e realitetit socio-politik në Maqedoni, por ajo çka paraqet risi në gjithë këtë mendësi kontraverse është se në bllokun politik maqedonas ka një pajtueshmëri gati absolute sa i përket trajtimit të çështjes shqiptare. Kjo e fundit ka qenë dhe mbetet gurë i patretur në lukthin e pastërvitur të politikanëve maqedonas, por tani kur po afrohen zgjedhjet dhe kur shqiptarët nuk po heqin dorë nga organizimi i tyre tradicional politik, atëherë merr kuptim edhe më domethënës insistimi për të shkulur nga trungu elektoral shqiptar komponentën e përfaqësimit etnik. Në vend të partneritetit mbi baza të barabarta politike, ofrohet vazaliteti përmes individëve të servilosur shqiptarë.
Askush nuk beson se këto ide dhe koncepte politike maqedonase mund të gjejnë ndonjë herë terren për t’u realizuar, por kjo nuk guxon të trajtohet si një “rrjedhë pa ujë”, sepse diskursi politik maqedonas vazhdimisht është ushqyer me mendësinë e relativizmit të fuqisë vendimmarrëse të shqiptarëve. Kjo mendësi ka qenë aktive dhe e pandalshme sidomos pas integrimit të Marrëveshjes së Ohrit në aktin më të lartë juridik të shtetit –Kushtetuta, duke i dhënë asaj atributet e një gogoli që paska dezintegruar shoqërinë maqedonase dhe paska sjellë paritetin etnik, si çelës të zgjidhjes së kontesteve e mosmarrëveshjeve të brendshme në shtet.
Por, në realitet Marrëveshja e Ohrit është një bypass që liron shoqërinë e këtushme nga të gjitha energjitë negative, kurse avansimi dhe nivelizimi i të drejtave të shqiptarëve jo vetëm që e korrigjon të kaluarën e palavdishme të këtij shteti, por promovon një model që stereotipet etnike i shndërron në kooperativitet shtetndërtues, ku kufiri në mes të  padronit dhe qiraxhisë relativizohet maksimalisht.
Prandaj ka nevojë që në legjislativin e këtushëm të integrohen siguresa shtesë kushtetuesë e ligjorë në formë garancie që do ta parandalonin majorizimin etnik maqedonas, përmes  koncepte defaktorizuese që do ta asgjësonin ambicjen zgjedhore të shqiptarëve për të fituar dhe drejtuar pastaj institucionet.

Betejat politike dhe kulturore të shqiptarëve janë konform frymës së proceseve  euro-atlantike dhe gjithkush që provon ta dezorientoj këtë angazhim, do të paguaj faturën e rikthimit në pozicione para Ohrit dhe Prespës.  Këto beteja nuk do të jenë të lehta, për arsye se më nuk do të zhvillohen vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë shkencor e kulturor, aty ku shqiptarët do t’i rikthehen eksplorimit të trashëgimisë shpirtërore e materiale. Mund të ndodhë që ky dikurs socio-kulturor  dikujt-dikujt t’ia prishë planet, sidomos atyre që duan të krijojnë “një shoqëri për të gjithë” dhe atyre që janë kundër “fituesve në zgjedhje”, por shqiptarët kanë nevojë të legjitimojnë kauzën e veprimit të tyre mbi
idetë e barazisë qytetare pa e cënuar substancën kombëtare të tyre.
Maqedonia e Veriut është kufiri tranzitor i shumë kulturave e etnive në këtë pjesë të Europës Juglindore dhe funksionimi i saj si shtet është i mundur vetëm duke garantuar kohezion maksimal midis këtyre kulturave e etnive. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë pjesë të Ballkanit shkëmbor vetëm si shoqëri pa morfologjinë e saj etno-kulturore, është e destinuar të paguaj tagrin e një aventure pa fitues, ndërkohë që faktori ndërkombëtar (BE, NATO) do të duhej të detektonin me kohë efektet e erozionit rajonal, duke filluar nga Kosova, e cila ndodhet para mbylljes së problemeve me Serbinë, ku çdo zgjidhje që u hap udhë përkufizimeve territoriale, do të shkaktonte precedent edhe pjesët tjera të rajonit, gjë nuk do të duhej të lejonte të ndodhte.

Viti 2001, kur shteti shkaktoi krizën e besimit në mes të etnive,  mund të merret si referencë historike ku faktori ndërkombëtar luajti rol vendimtar në kanalizimin e drejtë të një procesi, i cili ka të ngjarë të deformohet sërish nëse nuk ndërmerren masa preventive për të parandaluar degradimin e kauzave proevropiane të shoqërisë sonë.

Next Post
Tiranë/ Policia arreston 37-vjeçarin me armë zjarri dhe municion luftarak

Tiranë/ Policia arreston 37-vjeçarin me armë zjarri dhe municion luftarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

November 10, 2026
Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

November 10, 2026
“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

November 10, 2026
Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

November 10, 2026
“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

November 10, 2026
Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

November 10, 2026
BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Ekonomia/ Kreditë e këqija bien në nivele rekord: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

November 10, 2026
“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

November 10, 2026
Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

November 10, 2026
“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In