• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kultura e plumbit dhe vetëgjyqësia

by Ilir Yzeiri
11/10/2025 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri 

Ajo që ndodhi më datën 6 tetor në një nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë është një rekord shqiptar i rëndë dhe tragjik që ngre pikëpyetje të mëdha për deformimin tonë sociopsikologjik dhe na paraqet në sy të opinionit të gjerë si një popull i prapambetur që nuk e ka pasur dhe nuk e ka institucionin e besimit. Kultura e plumbit dhe përdorimi i armës ndaj zyrtarëve të lartë, ndaj presidentëve, ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, ndaj artistëve të famshëm, nuk është një fenomen shqiptar. Amerika tronditet vazhdimisht nga këto ngjarje. Kujtoni vrasjen e presidentit Kenedi apo dhe rastin e fundit të vrasjes së Kirk, ashtu sikundër Italia fqinje disa herë ka prodhuar vrasje tronditëse ndaj gyjqtarëve e prokurorëve. Kulmi ka qenë ai i Falkones dhe Borselinos. Në të gjitha këto raste, krimi, deformimet siociopatologjike, motive të errëta ideologjike e politike i kanë shtyrë vrasësit që të qëllojnë me plumb mbi të zgjedhurit më të lartë të shtetit apo mbi institucionet më të paprekshme të ligjit. 

Mirëpo vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit i kapërcen të gjitha këto dhe është më e rëndë. Në këtë rast nuk u vra thjesht një gjyqtar. U pushkatua një sistem i tërë- u vra drejtësia. Njeriu që në lindjen e tij e ka shoqëruar ekzistencën e vet edhe me frikën nga ambienti jashtë, nga e mbinatyrshmja, por edhe nga të tjerët. Gjithnje ai ka kërkuar një vend ku të mbrohet e të marrë drejtësi. Ardhja e besimeve fetarë në tokë siç thonë filozofët ndodhi veç të tjerash edhe nga nevoja e njeriut për ta transferuar pasigurinë e tij, dobësinë dhe brishtësinë e tij në një institucion tjetër më të lartë dhe hyjnor. Orakujt në fillim por edhe proftërinjtë apo hoxhallarët dhe e gjithë burokracia e besimit u kanë shërbyer njerëzve si institucione që jepnin drejtësi dhe ndanin konfliktet. Me ardhjen e Ilumnizmit, njeriu e zhveshi mantelin hyjnor të institucioneve dhe ndërtoi godina hijerënda që imitonin ato të parat dhe vendosi aty drejtësinë. Që nga godina, veshjet por edhe nga cermoniali, godinat dhe gyjqtarët ishin të ngarkuar me peshën që vinte nga përmbajtja hyjnore e punës së tyre. 

Shoqëria e pranoi këtë kalim dhe kështu u ndërtua një nga pushtetet më të rëndësishme që ishte ai i drejtësisë. Sot, edhe në Perëndim, ky sistem është në krizë dhe vende të ndryshme kanë problematika të veçanta. Figura e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një insitucion i paprekshëm pavarësisht vendimit që ai mund të japë. Sepse në atë sallë rri si në ajër edhe një frymë hyjnore që vjen nga tradita e lashtë e njeriut. Edhe Shqipëria ka një traditë fisnike në këtë anë. Kuvendet e Malësisë dhe ato të popullit në Jug, ishin institucione që zhvilloheshin nën hijen e Zotit dhe në betim ndaj tij. Ishin të paprekshëm. Askush nuk guxonte të ngrinte dorën e të qëllonte në atë mjedis. Sistemi i ri i drejtësisë që u ndërtua në periudhën e Pavarësisë imitoi institucionet Perëndimore. Pas çlirimit u ndërtuan gjykatat popullore të cilat jepnin drejtësi në emër të popullit. Mirëpo me qenë se popull ishte vetëm ajo pjesë e shoqërisë që mbështeste komunistët, kjo drejtësi ishte e gjymtuar dhe u kthye në shpatë për të prërë kokat e kundërshtarëve politikë në shumicën e rasteve. 

Pas rënies së komunizmit dhe në gjithë këta vjet tranzicion në i bëmë lëmsh të gjitha. I shkatërruam ato që ishin ndërtuar keq dhe, në vend që të realizonim një sistem të drejtë e perëndimor, ndërtuam një përzierje kaotike të pambështetut në asnjë traditë. Në gjithë këta vjet nuk ndërtuam një godinë serioze hijerëndë të Drejtësisë, por përshtatëm godina që dilnin tepër apo që mbeteshin bosha nga socializmi dhe i kthenim në institucione drejtësie. Rasti më flagrant është godina e SPAK-ut. E projektuar si ndërtesë për ujësjellësin e Tiranës ajo iu dha SPAK-ut. Ish-godina e konviktit të Liceut artistik u përshtat për godinën e Gjykatës Administrative të Apelit. Godina ku ndodhet sot Gjykata e Apelit është një ish godinë e vjetër e administratës socialiste. Pa folur pastaj për gjyqtarët, e prokurorët. Ata, për fat të keq, kanë qenë objekt i vazhdueshëm i të gjitha marrëzive politike. 

Në vitet ’90, u hoqën nga sistemi gjytarët profesionistë dhe u zëvendësuan me gjyqtarët e plepave, ashtu siç patën bërë komunistët me gjykatësit partizanë. Për fat të keq nocioni i drejtësisë bashkë me institucionin ranë, u vranë që në fillim. Shqiptarët shumë shpejt u mësuan që ta blejnë drejtësinë dhe gjyqtarët e prokurorët në shumicën e rasteve u bënë tregtarë të saj. Reforma në Drejtësi, siç thonë shumica e opinionit, vetëm sa ka krijuar republikën e prokurorëve, por nuk e ka shëruar sistemin. Ndaj vrasja e gjyqtarti Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më të rënda dhe unike në botë, sepse vrasësi qëlloi mbi institucionin e drejtësisë duke na kujtuar me këtë rast se ky institcion për shqiptarët e ka humbur shenjtërinë. 

 

Next Post
‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut! Nuk kam dëmtuar asnjë..’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin

‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut! Nuk kam dëmtuar asnjë..’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

February 3, 2026
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In