• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

by A R
15/07/2025 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë dhe shfaqet kryesisht pas presionit publik.

Tahir Latifi, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se përgjegjësia morale shkon përtej lidhjes direkte me një dëm apo mossukses institucional. Ajo është pjesë e vetë rolit udhëheqës, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, dha dorëheqje nga pozita, vetëm pak ditë pas vdekjes së një 27-vjeçari, gjatë arrestimit nga policia, përcjell A2.

Ai e bëri kërkesën për lirim nga detyra dhe ajo iu miratua, pasi pesë policë u paraburgosën nën dyshimet për “vrasjen nga pakujdesia” të të riut.

Latifi, njohës i strukturës dhe organizimit shoqëror, thotë se dorëheqja e tillë e një drejtuesi institucional dërgon te publiku një mesazh gatishmërie për të marrë përgjegjësi – qoftë morale dhe pa përgjegjësi ligjore – dhe për të mos ndikuar në proceset hetimore ose ligjore që janë në zhvillim.

“Dorëheqja morale fillon ta rrisë besimin te qytetarët, duke treguar se njerëzit në institucione kanë nisur të ndjejnë njëfarë përgjegjësie. Pra, publikut i thotë se ‘ne po e pranojmë se është bërë një dëm – edhe nëse nuk kemi përgjegjësi direkte’”, shpjegon Latifi.

Ai thekson se veprimi i tillë ndihmon edhe në uljen e tensioneve në situata që kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit institucionalë, por nënvizon se kjo praktikë në Kosovë është e rrallë.

Nga tragjedia te dorëheqja: Rastet e rralla në Kosovë

Një shembull i fundit i dorëheqjes morale është edhe rasti i asamblistit të Komunës së Prizrenit, Shukri Quni, më 2 qershor.

Akti i tij pasoi një aksident automobilistik fatal në Nashec – fshat i kësaj komune – ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Quni tregon se e kishte ngritur më herët në Kuvendin Komunal çështjen e mungesës së sinjalistikës rrugore në atë zonë dhe, pas tragjedisë, thotë se ndjeu obligim moral të largohej nga pozita.

“Kur ti flet dhe fjala jote nuk zë vend, nuk merret parasysh, pse rri kot atëherë? E kam ndjerë obligim moral të jap dorëheqje, aty për aty, madje pa filluar mirë seanca. Nuk kam lejuar të diskutohet rendi i ditës – menjëherë kam dhënë dorëheqje dhe kam dalë jashtë”, thotë Quni.

Për të, ky veprim ishte përgjegjësi ndaj qytetarëve, sidomos atyre që e kishin votuar.

Në vitin 2022, dorëheqje morale dha edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas rastit të përdhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë nga pesë persona të dyshuar.

Po për këtë rast, nga pozita u vetëtërhoq edhe udhëheqësi i Drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ali Gashi.

Në vitin 2016, Xhelal Sveçla, asokohe drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, dha gjithashtu dorëheqje, pas vdekjes së dy fëmijëve në një pus të thellë të mbushur me ujë në lagjen Kolovicë.

Vdekja e dy fëmijëve ishte aksidentale, sipas Policisë së Kosovës, por Sveçla tha: “Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po”.

Sveçla – aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Brendshme – u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje pas rastit në Lipjan, por nuk u përgjigj.

Mbi 18 vjet më parë, në shkurt të 2007-ës, dorëheqje dha edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, pas vrasjes së dy personave në një protestë në Prishtinë.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini humbën jetën pasi policia e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë qëlloi me plumba gome në drejtim të protestuesve.

Rexhepi tha atëkohë se ndjen përgjegjësi morale ndaj qytetarëve dhe familjarëve të viktimave, pavarësisht se forcat nuk ishin nën komandën e tij direkte.

Kur dorëheqja shihet si dobësi

Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL – që promovon transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike – thotë se, në vitet e pasluftës në Kosovë, dorëheqjet morale kanë qenë të rralla dhe jo pjesë e kulturës institucionale.

Ajo thotë se aktet e tilla nuk nënkuptojnë pranim të fajësisë ligjore për një ngjarje apo dëm publik.

“Dorëheqjet morale duhet të interpretohen si akt i përgjegjësisë. Kultura institucionale nuk nënkupton që institucionet të reagojnë vetëm kur janë nën presion, por të jenë llogaridhënëse para qytetarëve në çdo kohë”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Praktikat, sipas saj, tregojnë se bartësit institucionalë zakonisht e shmangin përgjegjësinë kur përballen me dështime apo dëme të shkaktuara nga mosveprimi i institucionit.

Në nivelet politike, ajo thotë se dorëheqja morale perceptohet shpesh si “shenjë dobësie”.

“Çka vërejmë te qytetarët në Kosovë, është se kjo mungesë e përgjegjësisë institucionale është një nga faktorët kyçë të mosbesimit të qytetarëve në institucionet shtetërore në këso rastesh”, thotë Kastrati.

Një anketë e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, korrikun e vitit 2024, nxori në pah se “mesatarisht 50.1% e të anketuarve kanë qenë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore kryesore të Kosovës”.

Në vitin 2022, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë publikoi po ashtu një raport, sipas të cilit, “besimi i qytetarëve në institucionet e gjykatave dhe prokurorisë në Kosovë është në rënie të vazhdueshme”.

Sipas atij raporti, besim të plotë në prokurori kanë pasur 13% e të anketuarve, ndërsa në gjykata 14%.

Besim më i theksuar në mesin e të anketuarve ka qenë në Policinë e Kosovës – me 46%.

Mentaliteti shoqëror dhe sfidat e ndërtimit të besimit

Latifi mendon se mungesa e besimit më të madh të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës lidhet më shumë me mentalitetin shoqëror, i cili e ka origjinën në të kaluarën.

“Prej Perandorisë Osmane, 90 vjet Serbia, deri në fund të viteve ‘90 kur përfundoi lufta, pastaj administrimi ndërkombëtar… në shtetin e Kosovës nuk është arritur besimi i mjaftueshëm i qytetarit në institucion. Nuk është se ka humbur, por s’ka qenë asnjëherë”, thotë Latifi.

Ai shton se ndërtimi i një mentaliteti që e njeh përgjegjësinë institucionale si vlerë demokratike dhe kulturore, kërkon edukim të brezave të rinj, që nga arsimi fillor e tutje.

E, mendim të ngjashëm ndan edhe Kastrati. Përveçse në shkolla, ajo thotë se edukimi për përgjegjësinë institucionale duhet të bëhet edhe përmes medias dhe shoqërisë civile, duke rritur vetëdijen qytetare për të kërkuar llogaridhënie vazhdimisht dhe jo vetëm pas ngjarjeve tragjike.

Sipas saj, transparenca e institucioneve është çelësi për ndërtimin e afërsisë dhe besimit me qytetarët.

“Ne, si qytetarë, duhet të jemi të edukuar se këto janë institucione, të cilat duhet të na japin llogari dhe duhet të na shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien tonë të përbashkët”, thotë Kastrati.

Raporte të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si Transparency International, tregojnë se në Evropë, vendet skandinave prijnë në indeksin e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike./ REL

Next Post
“As Kosova e as Maqedonia nuk e shet qumështin në rrugë”, gazetari: 2 qebapë atje t’i japin me faturë

“As Kosova e as Maqedonia nuk e shet qumështin në rrugë”, gazetari: 2 qebapë atje t’i japin me faturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In