Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lukova” kanë rënë në prangat e policisë 30-vjeçari me iniciale V.K., 26-vjeçari me iniciale K.A., si dhe bashkëpunëtori i tyre 33-vjeçari me iniciale R.M. është shpallur në kërkim.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin kultivuar 31 bimë kanabis në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë.
Gjatë hetimit proaktiv, këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.