• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kulmi i të nxehtit”/ Sinoptikania: Temperatura ekstreme, ja çfarë pritet në ditët në vijim

by
23/06/2021 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nxehti afrikan ka mbërthyer mbarë vendin dhe pritet që këto dy ditë të arrijë kulmin, duke sjellë temperatura ekstreme, por edhe një pluhur saharaje në ajër.

Duke folur për “News24”, sinoptikania e “Meteoalb”, Lajda Porja, tha se kulmi i këtij të nxehti është pikërisht ditën e sotme dhe nesër, me temperatura që kalojnë 41 gradë celsius, ndërsa të premten do të ketë një rënie të papërfillshme temperaturash.

Sipas sinoptikanes, muaji qershor do të mbyllet me temperatura të larta deri në 36 gradë, ndërsa shtoi se kjo valë të nxehti do të rikthehet sërish nga data 4-5 e muajit korrik.

 

 

“Siç e lajmëruam edhe më shpejt, valët e të nxehtit kanë depërtuar edhe më shumë në Shqipëri. Temperaturat kanë pësuar rritje, ku në disa zona edhe temperatura e natës ka qenë mbi 30 gradë. Temperatura më e lartë sot është paraqitur 40 gradë në Elbasan, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore. Po ashtu, edhe në veri temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Temperatura më e lartë është regjistruar në Belsh dhe Cërrik 41.4 gradë, por edhe Gjirokastra ka qenë me 41.3 gradë. Presim sot dhe nesër për vlerën më të lartë. Por, në Shqipëri kemi pasur edhe temperatura 43 gradë. Vera e 2019 ka qenë me temperaturën më të lartë dhe është cilësuar si më e nxehta në rang global.
Valët e të nxehtit janë më të rralla gjatë qershorit, por këtë herë po i përjetojmë që tani, aq më tepër kur pranvera ishte mjaft e freskët. Kjo është ndjerë menjëherë dhe ka krijuar problem te njerëzit. Vlerat normale në qershor do të ishin 30-31 gradë. Është anormale kjo vlerë, nëse e analizojmë për klimën, por jo e pazakontë”, tha sinoptikania Porja.

Çfarë parashikimesh keni për orët dhe ditët në vijim?
Porja: Sonte gjatë natës edhe nesër duhet pasur pak kujdes, pasi pritet kulmi i kësaj vale. Temperaturat e natës janë mbi 20 gradë në gjithë vendin, duke përjashtuar vetëm Korçën, ku vlera më e ulët është 18 gradë. Zonat problematike e kanë temperaturën mbi 30 gradë. Dita e premte do të sjellë një rënie të papërfillshme temperaturash. Të freskun ne do ta ndjejmë vetëm ditën e diel, ku do të shkojmë në vlerat 36 gradë. Qershori do të mbyllet me temperatura të larta, deri në 36 gradë.

Kjo valë po qëndron më pak ditë, pasi valët e të nxehtit afrikan janë 6-12 ditë dhe nëse do vijonim me këto vlera deri në 12 ditë, do të ishte vërtet problematike. Por, këto vlera do të rikthehen sërish në korrik, ku pritet që nga data 4-5 të rikthehen vlerat ekstreme. Me këtë valë të nxehti nuk është kapërcyer vlera më ekstreme e temperaturës në vendin tonë. Presim dhe nesër një rritje me 0.5 gradë, por duhet të shohim vlerat në korrik. Duke e krahasuar me verën e kaluar, kjo është një verë më e nxehtë.

/b.h

Next Post
Si në filmat e Hollywood, arrestohet “gruaja e pokerit” në Tiranë: Klientët luajnë për qejf dhe jo për parà

Si në filmat e Hollywood, arrestohet “gruaja e pokerit” në Tiranë: Klientët luajnë për qejf dhe jo për parà

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com