• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: Ramës i duhet Sali Berisha sepse me faktorizimin e tij,PD-ja nuk bashkohet dot

by A R
19/03/2024 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, deklaroi në  “Ekspres” e cilëson marrëveshjen e mazhorancës dhe Rithemelimit si pazare të Edi Ramës me Sali Berishën.

Ai thotë se të dy tashmë janë ulur në një tryezë sepse të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin. Sipas Kullurit Edi Rama faktorizon Sali Berishën sepse e ka të qartë që kjo është mënyra e vetme që opozita të mos bashkohet, ndërsa Berisha thjesht do të faktorizohet.

“Ramës i duhet Sali Berisha sepse me faktorizimin e Sali Berishës, PD-ja nuk bashkohet dot më. Berisha për hire të karriges së vetë nuk e ka problem fare nëse nuk vjen opozita në pushtet”.

Por sipas tij, humbësit janë shqiptarët dhe nuk është Partia Demokratike. Nëse ata vazhdojnë me këtë linjë dhe kërcënohet në mënyrë të drejtpërdrejtë një reformë elektorale me lista të hapura, votim elektronik, barazinë e votës dhe votën e emigranteve.

“Unë besoj se ka pasur një marrëveshje dhe thelbi i saj është kthimi i Berishës në tryezën politike prej kryeministrit Rama. Rama mund të thotë çfarë të dojë, Sali Berisha mund të thotë çfarë të dojë, Gazment Bardhi po ashtu,  por PD zyrtare kështu e konsiderojmë këtë marrëveshje.  Ky është një faull i rënë i kryeministrit Rama , për sa kohë që ka mbajtur një qëndrim të qartë për statusin non-grata të Sali Berishës ku dhe ka deklaruar se nuk do ti nënshtrohemi shantazhit dhe zhurmës të Rithemelimit” tha ai.

Por më shqetësuesja nuk është faktorizimi që i bënë Sali Berishës, vazhdon Kulluri,  por kjo përkon dhe me një qëndrim dhe retorik të ashpër, të pazakonta deri para një muaj të kryeministrit Rama me SPAK dhe BKH.

“Janë dy deklarata që një ka ndodhur dje në Asamble  të PS-së, ku Rama e shfaqi hapur tonet mos miratuese ndaj SPAK , apo sulmeve verbale duke thënë që po sulmohet sovrani.  Së pari duhet të them që ky parlament nuk përfaqëson sovranin popullor por ky parlament përfaqëson listat e mbyllura dhe emërimet e kryetarëve të partive” u shpreh ai.

Megjithatë Kulluri thotë se nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka amnistuar non-gratën. Sipas tij, kjo marrëveshje është në funksion të fitores së Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Së dyti, vijon Kulluri, “Rama ka bërë deklarata dhe ndaj BKH-së ku tha se nuk më pëlqen sjellja e saj kundrejt Institucioneve. Mendohet që mund të ketë pasur dhe incident e stafit të kryeministrit dhe BKH-së një muaj më parë, por është një lajm që duhet të konfirmohet pavarësisht se unë e kam me burime”.

“Rëndësi ka që Rama është ulur me Sali Berishën nëpërmjet fytyrës së Gazment Bardhit dhe vetë ai ndihet nervoz me organet e drejtësisë që po luftojnë korrupsionin në nivele të larta” tha ndër të tjera Kulluri.

/a.r

Next Post
“Kur u takua Gentian Bejtja me Ervis Martinajn?”, Dëshmia e babait të të ekzekutuarit…

“Kur u takua Gentian Bejtja me Ervis Martinajn?”, Dëshmia e babait të të ekzekutuarit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In