• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri për grupimin Bardhi-Berisha: Qylaxhinjtë e listave të mbyllura, ha Muço, pi Muço

by A R
10/04/2024 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka qenë i ashpër me ata që bërtasin sipas tij për demokraci, por urrejnë votën, duke shigjetuar kështu grupin e Gazment Bardhit dhe ata të Sali Berishës.

“Ky grup i madh ndërpartiak, majtas e djathtas është vete-emërtuar grupi parlamentar “ha Muço, pi Muço””, shkruan Kulluri me ironi.

Mes të tjerash ai shton se do të vijojë beteja për hapjen e listave.

Reagimi i plotë i Kullurit:

Sot ne Shqipëri ka dy “parti politike” përtej gjithë partive të regjistruara ne gjykate: Partia e Listave te Hapura dhe Partia e Urrejtjes Ndaj Votes! Anëtarët e partisë se dyte jane shtrire ne te gjita partite politike. Jane produkt i sistemit te mbyllur te 2008 e qe s’kanë zhvilluar asnjë gare e as debat brenda dhe jashte partive, pra ne zgjedhje.

Bërtasin tërë ditën për “demokraci, vote, zhvillim” e nderkohe e urrejne votën dhe konkurrencën si “djalli temjanin”! Jane te lumtur me emerimin ne parlament nga kryetari ne 12 pa 5 te nates kushdo qofte ai apo sigla! Hane qyl rrogen e emerimit, krekosen me salla bosh e kuti ku vota nuk numerohet por thjesht u lexohet emri “deputet” nga KQZ!

Jane ata qe jane dakord me kryetarin ende pa filluar kryetari fjalën ne konferenca degësh apo mbledhje kryesie, asambleje apo këshillash kombëtar! Ky grup i madh ndërpartiak, majtas e djathtas eshte vete-emertuar grupi parlamentar “ha Muco, pi Muco”!

Partia e pare e Listave te Hapura po ashtu ka anetare ne te gjitha partite politike! Jane njerez qe kane kaluar heresin ose kane qene shume prane kalimit por jane perplasur me “listen e gatshme” qe eshte gatuar ne 2008. Ose jane politikane qe duan sfiden, garen e debatin. E shohin politiken si perfaqesim, vote e legjitimitet. Nuk “perloten me shami ne dore” nga fjalimet e shefave por respektojne institucionet e partive dhe kryetaret si te tille.

Nuk kapin per xhakete shoferet dhe familjaret e kryetareve apo biznesemenet afer tyre. Thjesht duan ate per te cilen shumica e shqiptareve dolen ne sheshe ne dhjetor te 1990: lirine per te zgjedhur qeverisjen e tyre! Kaq! Kerkojne te jene njerez te lire.

Deri tani partia e dyte eshte shumice por nuk ka te drejte. Ndersa partia e pare jane me te pakte neper zyrat e parlamentit por perfaqesojne shumicen e shqiptareve qe u ka ardhur ne maje te hundes me “qylaxhinjte” e listave te mbyllura!
Kjo beteje e heshtur brenda partive dhe e hapur mes partive, eshte nje beteje qe ka nje rezultat te deritanishem! Kushtetuten dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese per te HAPUR LISTAT! Beteja vazhdon….

Next Post
100 ditë aktivitete në Pogradec, bashkia zbardh kalendarin për sezonin veror

100 ditë aktivitete në Pogradec, bashkia zbardh kalendarin për sezonin veror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In