• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri, kritik me PD-në: Një parti e tregon mbështetjen me numra, jo me molotovë

by A R
10/10/2024 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edvin Kulluri kritikoi mënyrën e të bërit opozitë të Partisë Demokratike sot në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn. Kulluri komentoi dhe deklaratën e eksponentit të CDU-së gjermane, Krichbaum që bëri me faj Sali Berishën për dhunën dje duke theksuar se duhej të ishte në burg.

‘Kirchbaum ka qenë një mik shumë i mirë i PD-së. CDU ka qenë partneri kryesor i PD në PPE. Politika me karrierë të gjatë. Me ndikim të Angela Merkel. E njeh shumë mirë Ballkanin. Ka treguar dashamirësi për të djathtën dhe opozitën shqiptare.’

Sa i përket molotovëve, Kulluri thekson se ato hidhen kur nuk ka mbështetje të madhe popullore.

‘Kjo është një rrugë e shkelur disa herë, protestat, çadrat, bojkoti. Në korrik thanë o sot o kurrë dhe nuk ndodhi asgjë. Data 8 tetor thanë do jetë më mirë. Nuk ka ndodhur gjë. Artific që shpjegojnë krizën e madhe të PD. Kur një parti ka mbështetje të madhe popullore tregon numra jo molotov. Pjesëmarrja e djeshme ishte fare mediokër. Që nga 2017 PD rrudhet. Mazhoranca do bëjë çdo përpjekje të fitoj zgjedhjet. opozita bën përpjekje të ruajë lidershipin e saj.’

Sipas tij, në PD janë vetëm ata që duan të bien në sy të Berishës duke bërtitur dhe ulëritur.

‘Bërtasin e ulërasin ti bien në sy doktorit. Nëse do ishin seriozë kundër korrupsionit nuk do bënin marrëveshje amnistie me PS. Shumica dërrmuese ishin funksionarë të mazhorancës. Sot mbi 100 zyrtarë të PS në hetim ose të dënuar, nga opozita vetëm Salianji që ka qenë tek drejtësia e vjetër. A është një kauzë kjo? Unë mendoj se jo. Salianji nuk është dënuar për Geron Xhafën. Dorëheqja e Xhafës ka qenë imperativ kategorik. Prokuroria e ka çmuar si fabrikm. Të gjithë në PD e dinë që është fabrikim. Janë hipokritë. Pse nuk e mori Bardhi videon apo Alibeaj? Sepse nuk ishin të bindur se ishte audio origjinale.’

Më tej, Kulluri mori në shqyrtim kauzat e protestës, si arrestimi i Salianjit dhe Berishës, që për të nuk janë hallet e shqiptarëve.

‘Zoti Berisha në arrest shtëpi sepse theu masën paraprake për detyrim paraqitje. Kush ia ka fajin? Pse duhet të dalin njerëzit në protestë. Nuk kanë arsye. Dy kanë qenë pikat e ulëta të PD, 1997 dhe në vitin 2017. Në të dy rastet ka kaluar në radikalizim ekstrem. Nuk ka prodhuar zgjerim. Nëse nuk je më i mirë se ai në pushtet nuk reflektohet në shoqëri. Problemi i shqiptarëve kish janë, arrestimi i Salianjit dhe Sali Berishës? PD ka tradhëtuar shtresat e saj mbështetëse historike.’

Kulluri pati dhe kritika për lidershipin, që sipas tij janë mediokër dhe nuk kanë diskurs politik.

‘Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri teknike, por për rotacion. E ke parë nivelin e këtyre. Këta nuk do ishin kryetar seksioni në atë kohë. Ça thonë këta? Flet ai nga ballkoni, këta e përsërisin tekstin nga studio.’

/a.r

Next Post
Përjetë mirënjohës, Presidenti Klinton!

Më mirë me Policinë se sa me partinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In