• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulluri: 1 në 6 demokratë nuk e mbështetin Bashën, e pafalshme që PD është në aleancë me LSI-në

by Java News
18/01/2020 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një në gjashtë demokratë e mbështesin Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Shifrën e bëri të ditur ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i ftuar në Report Tv, duke ju referuar sondazheve që janë kryer.

Për Kullurin, është urgjencë mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së për reformimin e partisë dhe mbi të gjitha, për të pasur një program elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

“Partia duhet të hyjë në kuvend kombëtar për tu reformuar, për ta nxjerrë partinë nga kriza, për të pasur një program elektoral për zgjedhjet e ardhshme, dhe dalja në një qasje krejtësisht të re. Humbja e 2017-ës ja pamundëson fitoren Lulzim Bashës në 2021-shin, është humbje e rëndë, dhe sjellje e papërgjegjshme pas asaj humbje, sa rrënimi i Bashës është i parikuperueshëm. Vetëm 1 në 6 demokratë e mbështet Bashën, e kemi me sondazhe”, tha Kulluri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se protestat e opozitës gjatë 2019-ës sollën dëme për vetë partinë, pasi janë arrestuar me qindra persona, është shkaktuar tension social dhe ka pasur kosto në ekonomi, në turizëm. Ndërsa fitorja politike nga protestat, ishte zero, sipas Kullurit, pasi nuk prodhuan asgjë.

Marrëveshja politike e arritur për reformën zgjedhore, sipas Kullurit është produkt i krizës së vjetshme, dhe dakordësia sipas tij ka ardhur në fund të 2018-ës, pasi  ka pasur një komision të përbashkët parlamentar.

“Mazhoranca është në axhendën e saj normale, është një komision rutinë që do të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai.

Për Kullurin, është e pafalshme që PD është në aleancë me LSI-në, kur e gjithë fushata e 2017-ës ishte fokusuar si një goditje për LSI-në.

“Basha bëri fushatë kundër LSI-së, që sot e ka ulur në prehër, dhe është e pafalshme sepse nuk kanë bërë asnjë mea culpa. Basha nuk ka dhënë arsye pse gjithë fushata e 2017 u shkarkuar ndaj LSI dhe jo Ramës. Dhe tani ulen në tryezë dhe nuk japin arsye pse janë në prezencën e Gjiknurit që është atakuar në mënyrë të vazhdueshme nga opozita si një ndër pikat për të mos u ulur në tryezë”, u shpreh Edvin Kulluri.

Largimi nga Kuvendi sipas tij “ka dëmtuar rëndë aleatët që nuk luftojnë dot për këshilla bashkiak”.

“Kemi një sistem drejtësie që me mos prezencën e PD për kandidaturat në KLP, KED, etj, ija ka lënë të gjitha në dorë qeverisë. Këtë autoritarizëm Ramës ja ka dhënë në tavolinë lideri i opozitës Lulzim Basha“, tha Kulluri.

Edvin Kulluri thotë se nuk ka rëndësi nëse marrëveshjen politike për zgjedhoren e kanë ndërmjetësuar apo jo ndërkombëtarët, pasi në politikë rëndësi ka rezultati. Por sipas tij, kjo do të ishte dështimi i dytë i opozitës, pas uljes me Damian Gjiknurin në tryezë pas sulmit të vazhdueshëm ndaj tij, “sepse ishte kjo opozitë që nuk i dëgjoi për mandatet dhe bojkotin”.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Mësuesja e fton studentin për treshe me një kolegen e saj pasi burri nuk ndodhej në shtëpi, por…

FOTO/ Mësuesja e fton studentin për treshe me një kolegen e saj pasi burri nuk ndodhej në shtëpi, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In