• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kullën duan ta fshehin pas “sherrit” Rama-Veliaj

by A R
14/08/2023 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjendur të papërgatitur dhe të befasuar për debatin që shkaktoi fakti se pas kullës gjigande qendron Shkëlzen Berisha, Sali Berisha, “Foltorja” dhe mediat e tyre, pasi heshtën në fillim, prej disa ditësh kanë nisur nga teoritë e konspiracionit, vetëm për të shmangur thelbin e debatit.

Atë që pas kullës fshihet Shkëlzen Berisha dhe që e ka përfituar falë pazareve që bën i ati, Sali Berisha, duke përdorur atë pjesë të opozitës që ai drejton.

Dhe tani kanë nisur të “fshehin” kullën”, duke sajuar një “sherr” Rama- Veliaj.

Ndërkohë që gjithë debati bëhet për kullën dhe kush qendron pas saj, gazetarët e Berishës, por dhe vetë Berisha, kanë nisur prej ditësh të hedhin në treg idenë se zhurmën për kullën e nisi Erion Veliaj, për të sulmuar Edi Ramën.

Ndaj dhe kanë marrë në mbrojtje Ramën, duke treguar se sa i keq është Erion Veliaj.

Madje, për të bërë sa më shumë zhurmë, që të fshehin kullën, i qajnë hallin edhe Erion Veliajt, nga hakmarrja e Edi Ramës.

Ja çfarë shkruan p.sh, vetë Sali Berisha:

“Erion, dje bëre suicid politik!

Nuk të shpëton dot as fustani i gruas dhe aq më pak Lul Brava.

Të dashur miq, dje Erion Veliaj në betimin tek Bolino se ishte dorë jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, me të cilin kërkonte të mbulonte vjedhjen e shekullit, përdori dy argumenta, njërin më fatkeq se sa tjetrin. Mirëpo me këto argumenta me të cilat ai u rrëke të shpërfaq pafajsinë e tij, në fakt vetëm sa provoi se e njeh veten të djegur dhe shkrumbuar nga flakët e djegësit të tij, si dhe të bëre petë nga pesha e malit të shpifjeve që ngriti me hordhinë e gjobvënësve në mediat që kontrollon.

Le t’i shohim me radhë:

Argumenti i parë:

Ai dje tha: Eri dhe Rama janë të pandarë sepse vetëm atyre Berisha ju sulmon gratë. Ne fakt këtu qerratai i përgjërohej jo vetëm Ramës, por edhe Lindës. Por harroi se fshehja pas fustanit të zonjës jo vetem provon shkallën ekstreme të implikimit të tij në dy aferat, por edhe se është pa asnjë shpresë. Lidhur me këtë argument e siguroj Erion Velinë se unë, gruan tij edhe t” Ramës i respektoj me një kusht të vetëm që ato të zbatojnë ligjet dhe jo të qëndrojnë mbi ligjet e vendit si burrat e tyre.

Argument të dytë që paraqiti Veliaj për dorëjashtësinë e tij ishte Lul Brava, urithi gjigand që ngriti Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës. Mirëpo këtu gaboi më rëndë, se me krahasimin e bashkëshortes së tij me Zonjën Rama dhe jo vetëm provoi se nuk është dorë-jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, por gjuajti veten keq nën brez. Kjo sepse Lul Bravën në nxitim e sipër e more me qera nga Balla me sa duket pa pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur. Ai me këtë më shumë se me krahasimin fatkeq të zonjave revoltoi fort Ramën. Në fakt Rama ka të drejtë. Mbasi sipas një kodi të lashtë dalëzotësi i vetëm i pengut është pengmarrësi, ndaj dhe atë nuk mund ta prekë kurrë njeri pa lejen e tij, madje sipas këtij kodi nuk mund t’i prekësh kurrë as shërbëtorin zotërisë sepse dihet se ç’ përfaqëson shërbëtori i dy zotërive.

Si përfundim mund të themi se Lal Djegësi me argumentat që renditi dje tek Bolino vëtem sa deshmoi panikun, tmerrin që përjeton i pashpresë midis flakëve shkrumbuese të djegësit të Lal Erit dhe Malit të Shpifjeve të Malit të Tiranës qe e ngriti vetë duke i marrë si argat Bravën pa lejen e Ramës. Me këto dy argumenta dje Erion Veliaj beri nje suicid politik të vërtetë gushti. RIP. Amin”.

Vetëm se me sherrin Rama-Veliaj, të cilin e risjellin në skenë sa herë kanë ndonjë hall, nuk e fshehin dot kullën sa një mal në mes të Tiranës.

Sepse sot, të gjithë e kanë parë Sali Berishën e vërtetë, një pazarxhi i rëndomtë, që prej vitesh tashmë është marrë peng nga i biri dhe e bija, të cilët bëjnë pazare në emër të tij.

Dhe të partisë që i drejton i ati, kuptohet.

Sot i gjithë debati është kush fshihet pas kullës, jo kush e denoncoi apo pse e denoncoi. Ato janë thjesht muhabete për të shtyrë vapën e gushtit.

Ndaj Berisha dhe gazetarët e paguar prej tij, sado të përpiqen të hedhin shashka për të devijuar debatin, nuk e bëjnë dot, pasi këtë radhë janë kapur gafil.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 15 Gusht 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In