• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kulla e kazino në Butrint? Ministrja e Kulturës: 7 milionë dollarë do transformojnë parkun sipas ideve të UNESCO-s

by Java News
21/07/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço i është përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndodhë me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ministrja tha se “nuk ishte rasti i Butrintit ai për t’u bërë pjesë e një debati politik”, pasi sipas saj kalimi për menaxhim tek një bord ku bën pjesë edhe Fondi Amerikan për Zhvillim ka ardhur gjatë kalimit në një një proces të gjatë konsultimi dhe dëgjesash publike.

A janë bërë konsultime publike?

Janë bërë. Janë bërë jo vetëm në trajtimin e ligjit. Ka vazhduar më pas me planin e menaxhimit të integruar që ka kaluar me VKM. Një propozim i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turizmit. Unë vetë kam vazhduar me një dëgjesë live në rrjetet sociale. Plani i menaxhimit ka kaluar në disa etapa dhe konsultime. Deri në fazën finale për miratim të tij në këshillin e ministrave, sidomos në fazën fundore. Instituti i Arkeologjikë ka qenë faktor kyç në hartimin e një protokolli bashkëpunimi që ka kaluar në Parlament. Nuk e kishim detyrim ligjor po ka qenë shtysë e institucionit dhe e imja, për të shmangur këto debate. Këtu kemi përcaktuar krijimin e “Butrinti Research Group”. Kemi përcaktuar në vite se cili do të jetë buxheti që fondacioni do të çojë në këtë drejtim. Kemi përcaktuar linja guidë dhe buxhete.

Si ndryshon Butrinti pas kësaj?

Parku Kombëtar i Butrinti ndryshon formën e vetë të menaxhimit dhe do të kalojë te fondacioni. Do të ketë një periudhë 6 mujore ku do të rekrutojmë stafin e ri dhe inventarizimin e gjendjes së të gjithë artefakteve në Butrint dhe më pas do të krijohet qendra e re e vizitorëve. Është një projekt ambicioz, që është diktuar që në planin e menaxhimit. Parku do të ketë një qendër dinjitoze në distancë 2 km larg asaj aktuale. Parku do të ketë trajtën e një parku natyror, më shumë shtigje për të ecur në këmbe drejt siteve. Parku do të jetë “Carbon free” pra më pak makina dhe të arrihet me vozitjen e barkave. Kjo do të jetë një nga ndërhyrjet ose impakti i parë më pozitiv që presim nga Fondacioni. Kemi 5 milionë dollarë grant nga partneri, Fondi Amerikan për Zhvillim ndërsa vetë arka e Butrintit ka arritur të mbledhë 2 milionë dollarë ndër vite.

Çdo gjë është e rimenduar që nëse nuk do të zhvillohet projekti Ministria ka në dorë të ndërpresë kontratën me donatorin dhe çdo investim i donatorit do t’i ngelë shtetit dhe jo privatit. Donatori është vetëm pjesëmarrës në bord për të parë sesi vijon menaxhimi i fondeve.

A ka dështuar shtetit në menaxhim?

Jo nuk ka dështuar! Nuk ka dështuar, pasi në Butrint ka sjellë ide inovative për t’i adaptuar edhe në site të tjera. Shteti ka parë se nevoja për të çuar përpara projekte për këtë nivel të një siti të UNESCO-s nuk ka mjaftueshëm buxhet dhe ndaj i është drejtuar një fondacioni jofitimprurës. Çdo gjë do të ngelë në Butrint. Parku i Butrintit ka arritur që të mbajë një sasi më të madhe parash në kasë dhe një pjesë më të vogël për të derdhur në buxhetin e shtetit. Këto fonde që shkonin në buxhetin e shtetit do të mbeten në Butrint dhe do të shkojmë për restaurimin, shtigjet e reja. Nëse ne kemi një plan zhvillimi prej 7 milionë dollarësh do të kishim pritur edhe 10 vite për të zhvilluar parkun. Por me ndryshimet e re ligjore kemi realitetin e marrë nga Bota ku privati është pjesë e ruajtjes së trashëgimisë kombëtare.

Realisht në të gjithë territorin që përfshin edhe centimetrin e fundit të Parkut të Butrintit a do të ketë resorte, kazino?

Ideja e carbon-free do të thotë se do të shmangim ndërtimet, por edhe lëvizjen me makina. Zero kazino, zero ndërtime dhe kazino. Asnjë kullë nuk do të ketë. E shmanga kullën se është keq informuar kaq shumë për këtë. Do të vazhdojmë të restaurojmë atë që kemi dhe të kërkojmë atë që arkeologët thonë se Butrinti ende fsheh nën tokë. Ajo që do të ndërtojmë është vetëm qendra e vizitorëve që është një shërbim bazik. Do të ketë një kënd ku blihen suvenire që do të shkojë në ndihmë të komunitetit./m.j

Next Post
Pas akuzave të Greqisë/ Presidenti serb Vuçiç: Do vijojmë të shesim armë për shtetet e tjera!

Pas akuzave të Greqisë/ Presidenti serb Vuçiç: Do vijojmë të shesim armë për shtetet e tjera!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In