• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kulla e Berishës, transformim shumëmilionësh (FOTO)

by A R
09/11/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në postimet e tij thuajse të përditshme në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se në mbarë vendin “po ulërijnë sirenat e varfërisë dhe të mjerimit”.

Gazeta Dita shkruan se vetë Berishët, megjithëse e nisën “tranzicionin” të varfër si gjithë familjet e tjera të vendit, sot i përkasin pakicës shqiptare që jeton në kamje.

Në një Shqipëri të lodhur nga varfëria, shkatërrimi i vlerave, lufta e egër politike dhe mungesa e drejtësisë, kjo pakicë e ka shumë të lehtë të fshehë gjurmët e pasurimit.

Jo të gjitha.

Berisha dhe fëmijët e tij posedojnë apartamente të bollshme në godinat më të shtrenjta të Tiranës dhe vila në Farkë dhe në Lalz.

Por veç kësaj ata kanë rindërtuar nga themelet pronat e tyre më të njohura.

Banorët e fshatit të famshëm turistik “Lura” në Gjirin e Lalzit e dinë që Berishët e kanë rrëzuar në tokë vilën e tyre fillestare në këtë fshat.

Mbi themelet e saj familja ka rindërtuar nga e para një godinë më të madhe dhe më të lartë me materiale dhe mobilim shumë më të kushtueshëm që rrethohet nga një sipërfaqe e madhe toke e mbjellë me pisha dhe bimësi.

Dhe jo vetëm vilën e Lalzit.

DITA ka udhëtuar drejt vendlindjes së Berishës në Viçidol të Tropojës në kufi me Kosovën.

Edhe këtu, familja Berisha ka dëshmuar qartë gjendjen e saj mëse të kënaqshme financiare.

Kulla e vjetër ku ka lindur ish-Presidenti i 97-s dhe kryeministri i Gërdecit është shembur në tokë dhe është rindërtuar nga e para trikatëshe dhe shumë e veçantë njësoj si vila e Lazit.

Banorët thonë që për cilësinë e punimeve dhe materialet e përdorura është kujdesur Shkëlzeni.

Fotot e mëposhtme janë bërë në Viçidol nga fotoreporteri i DITA-s Klevis Janko.

Dita

kulla8

kulla1 kulla2 kulla3 kulla4 kulla5 kulla6 kulla7 kulla9

 

Next Post

Qeni më jetë gjatë, 200-vjeç me vite njerëzish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com