• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukuvajkat e pandemisë dhe gjynahqarët e opozitës

by Dritan Hila
21/06/2021 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sa herë vjen në Shqipëri ndonjë dorë vaksinash kineze, nuk vonojnë doktorët e rreshtuar në radhët e PD-së të tregojnë paefektshmërinë e tyre, madje rrezikshmërinë. Nëse vijnë vaksina perëndimore nxitojnë të hedhin dyshime se janë të skaduara.

Janë nga ata që u këshillonin njerëzve të dilnin në rrugë në kohën e karantinës, ndërsa vetë nuk nxirrnin as hundën nga vilat e fshatit. Ca janë doktorë që kanë 30 vjet që u ka ngrënë dhia librat e që tani nuk bëjnë as për politikanë e as për të bërë gjilpërat. Ca të tjerë i ka zënë purtha e politikës dhe ende në fotoprofile kanë parullat elektorale të PD-së. Dhe kanë një këmbëngulje perverse që ta përdorin politikisht diplomën e tyre.

Nuk është se deklaratat e tyre janë pa efekt. Militantë të PD-së që besojnë verbërisht te këta mostra; të moshuar që mendojnë se një doktor ka të drejtë dhe deri në nivelin e Fred Çakos nuk mund të arrijë; të tjerë janë njerëz që thjesht kanë frikë në mënyrë instiktive dhe fare pak u duhet që të refuzojnë shkencën, janë të gjithë viktima të tyre.

Është e turpshme kjo. Dhe ligji nuk ndihmon pasi liria e fjalës është strehë edhe për sharlatanë. Në këtë rast vlen vetëm vetëdija personale dhe profesionale, por këtyre doktorëve ka kohë që u ka ikur bashkë me cipën e fytyrës. Dhe kështu me mijëra pensionistë vazhdojnë ngujimin dhe mijëra të tjerë infektimin.

Unë e çova nënën time të vaksinohet. Është 78 vjeç. Bëri Sinovac dhe tani është imune.

Kukuvajkat e pandemisë dhe gjynahqarët e opozitësKukuvajkat e pandemisë dhe gjynahqarët e opozitës

Më së fundi pas një viti e gjysmë karantinë ka mundësi t’i gëzohet diellit dhe presë mbesat pa frikën e infektimit. Ndaj i bëj thirrje demokratëve që mos marrin në qafë prindërit. Se Edi Ramën nuk e mundni dot me këto karkasa të shkencës dhe duke bërë viktima prindërit, pasi janë heronj që nuk do t’ua dijë kush për nder. Çojini vaksinojini që të shijojnë këtë verë./m.j

Next Post
Një humbje jete dhe 16 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Asnjë viktimë dhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In