Kukësi fiton trofeun e parë të këtij viti, duke mundur në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi” Skëndërbeun 3-1. Ndeshja ishte e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim një me një, ku në fillim kaluan në kryesim kuksianët.
Në pjesën e dytë, Emini e kaloi ekipin e tij në kryesim dhe në fund të ndeshjes Pejiç vulosi rezultatin për Kukësin, që kështu merr Kupën e parë të Superkupës.