Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kësaj të diele. Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale.
Përshkimi i rrugës është bërë në kushtet e pamjes së kufizuar. Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka pasur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin.
Edhe rrugët nacionale por edhe ato rurale janë nën prezencën e mjegullës.
Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Mjegulla ka mbuluar edhe sipërfaqen ujore te liqenit te Fierzes.
/a.r