Kukësi fiton më mjaft vështirësi përballë Flamurtarit të vendit të fundit, por në fund ajo që ka rëndësi janë tre pikët.
Në letër u duk takim i lehtë për verilindorët, por në fushë u tregua diçka ndryshe.
Goli i fitores do të vinte vetëm në minutën e 57-të me anë të Dakut.
Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e parë me Tiranën, nga 18 pikë secila skuadër.
Ndërkohë, Flamurtari thellon krizën dhe qëndron i fundit në tabelë me vetëm 3 pikë.
/a.r