• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukësi fiton me dy autogola, Laçi fiton në shtesë

by Java News
25/11/2018 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

90 minutat e javës së 14 kanë rikthyer Laçin dhe Kukësin te tri pikët. Kurbinasit kanë festuar në fund, pasi kanë shënuar në kohën shtesë për të regjistruar rezultatin 2-1 kundër Kastriotit, ndërsa Kukësi ka mbyllur gjithçka në pjesën e parë duke fituar 0-2 kundër skuadrës së Ernest Gjokës.

 

Kamza – Kukësi 0-2 | Shënues: Frashëri 29 (a), Teqja 33’ (a)

Në Kamzë pritej një ndeshje e luftuar fort dhe kështu ishte deri në minutën e 25, më pas Kukësi krijoi më tepër shanse për të shënuar dhe e arriti që të gjente rrjetën pas një gabimi të mbrojtësit Frashëri të skuadrës kamzalie. Korçari i Kamzës në pamundësi për të larguar topin me kokë jashtë vijësh së 16 metërshit, e dërgon atë në rrjetën e portierit Kiriev.

Autogoli i parë i dha goditje të rëndë psikologjike skuadrës së Ernest Gjokës, i cili debutoi sot në këtë pankinë. Ndërsa si të mos mjaftonte kjo, Teqja në minutën e 33 shënoi sërish në portën e tij.

Kukësi e pati më të lehtë të administronte lojën në pjesën e dytë, teksa Armando Cungu më së miri kontrolloi të tijtë duke mos lejuar pësim golash. Kukësi rikthehet sërish te fitoret dhe te gara për një vend në kreun e tabelës.

Laçi – Kastrioti 2-1 | Shënues: Altiparmakovski 61’, Xhixha 91’ / Ymeri 70’

Kurbinasit riktheheshin në fushën e tyre pas dy muajsh, ku arritën që të bënin fitore të vështirë, por marin tri pikë me vlera për garën për Europën. Pjesa e parë ishte pothuajse e balancuar me krutanët, skuadër që i vuri në vështirësi në disa raste bardhezinjtë.

Në pjesën e dytë volumi u rrit nga ana e Laçit, që në minutën e 61 me Altiparmakovskin arrijnë që të çojnë topin në rrjetë, 1-0 dhe entuziazmi shpërtheu te kurbinasit. Veç kësaj, me Xhixhën pak minuta më vonë patën shansin që të dyfishonin rezultatin, por që nuk u tregua i saktë djaloshi nga Laçi.

Megjithatë, një aksion i rrjedhshëm i Kastriotit në zonën e Laçit solli dhe golin e barazimit në minutën e 70 me Ymerajn. Më tej ekipi krutan shkoi shumë pranë kalimit në avantazh, por Laçi me freskimet e lojës arriti që të krijojë më tepër volum dhe raste shënimi.

Gjithnjë në fund, fati ishte me kurbinasit që me anë të Xhixhës çuan topin në rrjetë, 2-1 dhe kështu konkretizojnë tri pikë me mjaft vlera për luftën për një vend në katërshen e parë. (Tema)

 

Next Post
Bora vesh Shqipërinë, Dibra dhe Gramshi zonat më problematike

Festat e Nëntorit/ Do alternohet dëbora dhe i ftohti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

July 23, 2026
Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

July 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Reforma Territoriale, Boçi: PS po kapërcen komisionin! Synon kontrollin politik të pushtetit vendor

July 23, 2026
Gjendet pas 75 vitesh avioni i Pan Am

Gjendet pas 75 vitesh avioni i Pan Am

July 23, 2026
“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…

July 23, 2026
Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

Dhuna para Parlamentit, 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

July 23, 2026
11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

July 23, 2026
KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

July 23, 2026
Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

July 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In