• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kukësi’/ Deputeti i PD: Basha erdhi tek qëndrimi ynë. Mëkat është t’i qëndrosh baballëkut deri në fund

by Java News
18/08/2023 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Saimir Korreshi, ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke mos lënë pa shigjetuar edhe kreun e PD, Lulzim Bashën.

I ndalur tek zgjedhjet në Kukës, Korreshi shprehet se Basha duket se po shkon në të njëjtin mendim, pasi sipas Basha ka riapeluar për gjetjen e një zgjidhjeve gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët.

Deputeti Korreshi kujton se ky ishte qëndrimi i shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar të PD për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa akuzon Bashën se i shpalli armiq.

REAGIMI I PLOTË:

Postimi i plotë i Saimir Korreshit:

Lulzim Basha (fshehur pas emrit “PD Dega Kukës”) paska riapeluar për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, BASHKIMIN e tyre me NJË kandidaturë të gjithëpranuar në zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kukës.

Duke e vlerësuar për këtë qëndrim të ri dhe duke uruar të jetë i sinqertë (pa qenë nevoja të fshihet pas PD Dega Kukës), dua të kujtoj që ky ishte qëndrimi i shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar të PD për zgjedhjet e 14 Majit, të cilët me një strategji prej skuthi Lulzim Basha i shpalli armiqë, tradhëtarë, dhe të shitur!

Shumë mirë që sot një pjesë e vogël e PD që rendi të dilte çdo ditë në media dhe të sajonte baltë për “armiqtë” e rinj brenda partisë ka kuptuar rëndësinë e një mesazhi politik që ne të tjerët e kemi dhënë që në Shtator 2022: “Një kandidat i opozitës në zgjedhje lokale, ndryshe i dhurojmë bashkitë në tavolinë Edi Ramës”. Nuk është mëkat të jesh i vonuar politikisht, por mëkat është ti qëndrosh budallëkut deri në fund pa reflektuar.

Prandaj uroj që ky reflektim të pasohet edhe nga reflektime të tjera që i hapin rrugë bashkimit real të demokratëve, gjithmonë duke u shoqëruar me ndjesën përkatëse ndaj cilido që në mënyrë koherente ka gjykuar dhe mbajtur qëndrime të njëjta vetëm në të mirë dhe në interes të të gjithë demokratëve.

Bashkimi i tyre dhe beteja me Edi Ramën nuk behet me deklarata sa herë del gjumi, por me akte dhe veprime konkrete politike. Më mirë vonë se kurrë që paska arritur të kuptojë që nga konflikti përfiton vetëm Edi Rama. Lulzim Basha në fakt është një nga faktorët që sot konflikti vijon të jetë i ndezur, ndërkohë që aktet e tij përçarëse që vazhdojnë prej 2 viteve janë një dëm i madh për të ardhmen e PD.

Por pavarësisht tij dhe kundërthënieve në qëndrimet e tij politike, të cilat do i gjykojë historia, demokratët duhet të gjejnë rrugën e bashkimit në Kukës.

Sali Berisha nuk duhet të pengojë bashkëpunimin e çdo faktori opozitar dhe gjetjen e një rrugë që unifikon opozitën me një kandidat në Kukës. Ndryshe 14 Maj është një dëshmi e afërt dhe rezultati i 24 Shtatorit do ishte i paracaktuar. Tani nuk ka më kohë për ndasi, por është momenti vetëm për të treguar përgjegjshmëri në raport me interesin e demokratëve dhe qytetarëve të Kukësit që duan ndryshimin./m.j

Next Post
Çmimi 1000 euro/ Mali i Zi mban garën e pazakontë, “qytetari më dembel”

Çmimi 1000 euro/ Mali i Zi mban garën e pazakontë, “qytetari më dembel”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In