• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukës, Rama: Deri në 2019 të gjitha rrethet do të plotësohen me mjekë

by Java News
10/02/2018 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale dhe programi për bonusin e mjekëve i kanë shtrirë efektet edhe në spitalin rajonal të Kukësit. Banorët e këtij qyteti dhe jo vetëm nuk kanë më nevojë të udhëtojnë deri në Tiranë për një shërbim më të specializuar mjekësor, pasi prej një muaji Spitali Rajonal i Kukësit patronazhohet nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Patronazhimi bëhet me sistem rotacioni çdo javë për shërbimet Neurologji, Endokrinologji dhe Reumatologji. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar spitalin e qytetit verior për të parë nga afër funksionimin e patronazhimit, i cili pritet të vijojë për afro një vit, kur do të përfundojnë dhe 300 specializantët e parë, të cilët do plotësojnë vakumet në të gjithë sistemin.

“Sistemi i patronazhimit është një ndër programet më të reja të shëndetësisë për fuqizimin e spitaleve rajonale dhe spitaleve bashkiake. Realizohet nga mjekët e spitaleve universitare të Tiranës në këto spitale. Praktikisht kemi marrë në patronazh spitalin rajonal të Kukësit, Dibrës, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Beratit. Ndërkohë që kemi dhe një spital bashkiak atë të Burrelit, ku për herë të parë janë kryer ndërhyrje që nuk ishin kryer më parë,” u shpreh ministrja Manastirliu.

“Punë ka realisht goxha. Është më e thjeshtë për të gjithë qytetarët se jemi ne dhe ua japim shërbimin në një kohë më të shpejtë, sesa të vijnë në Tiranë,” shprehet mjeku reumatolog.

“Jam i sëmurë, qe një vit vuaj nga këmbët, trompozë, edhe veshkat. Tani meqë ka ardhur shërbimi këtu ka mundësi t’i kryej këtu,” shprehet një pacient.

“Tani do vijë Tirana këtu dhe do shkojë Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për mjekë specialistë, sepse deri në janar 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë. Pastaj do vijnë mjekët specialistë që do jenë full time çdo ditë,” deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Programi i patronazhimit përmbyll jo vetëm konsulta dhe ekzaminime, por edhe ndërhyrje kirurgjikale. Nga ky program kanë përfituar vetëm gjatë muajit janar mbi 1 mijë pacientë në Dibër, Kukës, Fier, Korçë, Gjirokastër, Burrel dhe Vlorë, të cilët kanë marrë shërbimin shëndetësor të specializuar pranë vendbanimit të tyre nga mjekët e spitaleve universitare të Tiranës.

Përveç patronazhimit, qeveria ka nisur edhe zbatimin e programit të bonusit deri në 2.5 milionë lekë për çdo mjek që punon larg vendbanimit të tij. Tashmë kjo nismë është bërë realitet edhe në spitalin e Kukësit.

“Për herë të parë në spitalin e Kukësit vjen nëpërmjet programit të bonusit, me masën e re të bonusit që miratuam në qeveri me 250 mijë lekë,  një mjek kirurg i dedikuar për spitalin e Kukësit që do të mbulojë të gjitha kirurgjitë dhe do të qëndrojë 24/7 on call për të gjitha problemet kirurgjikale që mund të kenë banorët e Kukësit, por dhe të Hasit dhe të Tropojës, për të kryer të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në këtë spital,” tha ministrja Ogerta Manastirliu.

“Sapo kryem një operacion. Shkoi me sukses. Unë erdha në kuadër të thirrjes që bëri ministrja e Shëndetësisë. E kisha dhe për detyrë humanitare, sigurisht, jam mjek dhe do të përgjigjem,” u shpreh Dr. Novruz Bare.

“Në fakt, ishte e vetmja mënyrë. Ne e thamë që në fillim, se për të gjithë rastet kur mjekë specialistë të nivelit tuaj do pranojnë të shkojnë në spitale të tjera ku s’ka mjekë specialistë, ne do japim një bonus, plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali, po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kështu që kjo po funksionon. Ndërkohë, edhe patronazhimi po funksionon, sepse po ulet jashtëzakonisht fluksi i njerëzve që duhet të vijnë në Tiranë, sepse do i marrin shërbimet tani nëpër spitalet rajonale. Në janar të 2019-ës, më në fund do dalin mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë nevojat në të gjithë territorin. Pastaj do të jetë një fazë tjetër e rëndësishme e transformimit të shërbimit shëndetësor,” u shpreh Kryeministri Edi Rama.

“Me ardhjen e kirurgut të ri me bonus, ne si spital pretendojmë që të rritet numri i operacioneve mbi 30%. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të gjitha spitalet rajonale të marrin shërbimin e duhur dhe pacientët të mos shkojnë nëpër qytete të tjera, nëpër spitale terciare,” u shpreh drejtori i këtij spitali.

Për të theksuar rëndësinë që ka shtimi i gjelbërimit edhe në ambientet spitalore, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbollën një pemë në oborrin e spitalit të Kukësit.

 

Next Post
Ligji i ri në Greqi për paratë, kontroll i rreptë për çdo transaksion mbi 1000 euro

Ligji i ri në Greqi për paratë, kontroll i rreptë për çdo transaksion mbi 1000 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In