Siç ishte paralajmëruar në një emision televiziv, Shoqëria Civile paralajmëroi se do protestonte sot, më 4 maj në Kukës. Një i ri nga Kukësi deklaroi se ata do të protestojnë për faljn e kamatëvoesave nga qeveria sepse sipas tij, në Kukës e kanë të pamundur të shlyejnë detyrimet.
Por News 24 raporton se Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë protestuesit. Akoma nuk ka një sqarim nga ana e policisë, por kjo pritet të ndodhë në orët në vijim.