Policia e Kukësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e dy vëllezërve Niklekaj, të dyshuar për vrasjen e Ardit Mrishajt të martën.
24-vjeçari Fitim Niklekaj dhe 22-vjeçari Fitim Niklekaj, të dy banues në fshatin Cërrnicë të Tropojës,janë kapur në fshatin Kokdodë të Pukës. Ata nuk kanë bërë rezistencë, teksa policia ka sekuestruar armën e krimit të cilën e mbante në krah njëri prej vëllezërve./ java/ a.k









