• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukës, familjet në nevojë dy muaj pa ndihmën ekonomike, këshilli nuk plotëson kuorumin

by A R
31/08/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjet në nevojë në Kukës nuk kanë marrë prej dy muajsh ndihmën ekonomike. Më shumë se 6 mijë familje kuksiane nuk do të kenë festë të Kurban Bajramit, pasi një pjesë e madhe e tyre e kanë të vetmin burim të ardhurash.

Po ashtu edhe personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagën për muajin gusht.

Këshilli Bashkiak, nuk po arrin korumin nevojshëm edhe pse mbledhja e tij u thirr ditën e djeshme, nga jo më pak se një e treta e këshilltarëve.

Tregu i qytetit një ditë para festës ngjason me një vendtakim të qytetarëve me blerje të vogla sa për të kaluar radhën.

“Me këto jetojmë, pa punë, me 30 mije lekë në muaj, dhe i marrim kur tu teket.  Çfarë ndihmë ekonomike ka marrë ky popull? Ata me pi me henger kanë, populli ska pare për libra për të çuar fëmijët në shkollë, për  tu veshur.  Kemi ankesë për Këshillin Bashkiak, i cili nuk miraton buxhetin për invalidët. Ne invalidët kërkojmë që ky problem të zgjidhet, të përcaktohet një datë për përkrahjen sociale dhe për invalidët”, flasin qytetarët.

Sipas drejtorit të ndihmës ekonomike Dileman Nela, kjo situatë është kthyer në një problem mjaft shqetësues, ndonëse bashkia prej kohësh ka bërë gati materialet dhe projekt vendimet por dështimi i mbledhjes ka penalizuar përfituesit e kësaj skeme.

“Ka dy muaj, korrik dhe gusht që ndihma sociale për banorët e Bashkisë se Kuksit nuk ndahet. Arsyeja është mosmbledhja e Këshillit Bashkiak, që me këtë rast është dhe festa e Bajramit, kemi bllokim të fondit edhe për ndihmën e invalidëve.  Mendoj se koha është e pamjaftueshme për të shpërndarë ndihmën ekonomike përpara, festës se Bajramit. I Bëj thirrje Këshillit Bashkiak që ne si administratë të jemi të gatshëm në cdo kohë, pavarësisht orarit të punës”, shprehet drejtori i ndihmës ekonomike në Kukës, Dileman Nela

Kjo nuk është hera e parë që këshilli bashkiak i Kukësit penalizon qytetarët duke krijuar një problem që po kthehet në përseritje që nga mesi i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër ata të cilët e vuajnë këtë mospërgjegjësi janë shtresat në nevojë.

Next Post
Basha drekë falenderimi me ministrat teknikë: U sabotuan, por shërbyen me kurajo

Dreka me Bashën, reagon Dritan Demiraj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In