• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kukës/Balluku viziton një biznes fason dhe inspekton institucionet që ofrojnë shërbime

by Java News
05/05/2019 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në qarkun e Kukësit ku ka inspektuar disa nga institucionet kryesore që ofrojnë shërbime publike për qytetarët, ndërsa është ndalur edhe në një biznes fason në të cilin janë punësuar 105 punonjëse me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës.

“Vendosja të vija në këtë fasoneri pasi kisha dëgjuar fjalët më të mira. Këtu punojnë 105 zonja nga zona juaj, të cilat nga sa unë fola me to, janë shumë të kënaqura me kushtet e punës. Janë të gjitha të siguruara, të gjitha kanë kontratë afatgjatë të punës dhe Zyra e Punës këtu në Kukës ka bërë një punë shumë të mirë”, u shpreh ministrja Balluku.

Administratorja e këtij biznesi fason i bëri të ditur ministres Balluku se produktet që ata prodhojnë shkojnë për eksport dhe për shkak të kërkesave po planifikojnë zgjerimin e fabrikës çka do të bënte të mundur edhe rritjen e numrit të të punësuarve.

“Ne punojmë me një klient gjerman, dhe produktet tona shkojnë direkt për këtë klient. Bëhet direkt eksport me jashtë. Fasoneria është hapur që në tetor të 2017-ës ndërkohë që punonjësit kanë nisur punë në prill të 2018-ës”, u shpreh administratorja e biznesit.

Nga ana e saj, ministrja Balluku duke e vlerësuar investimin tha se ky është një shembull të cilin duhen ta ndjekin edhe sipërmarrës të tjerë.

Ministrja Balluku u ndal në inspektimin e saj në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në këtë drejtori, ashtu sikundër edhe drejtoritë e tjera rajonale, shërbimet e kërkuara nga qytetarët ofrohen në një kohë më të shpejtë duke ulur kohën e pritjes por edhe sorollatjet nëpër disa sportele. Punonjësit e DRSHTRR Kukës përmendën veçanërisht vendimin që tashmë shërbimi për ndërrimin e pronësisë së mjeteve ofrohet pranë këtyre zyrave.

Ministrja Balluku u ndal edhe në spitalin Rajonal të Kukësit, ku pa nga afër punimet për ndërtimin godinës së re të këtij spitali. Ndërtimi i saj do të bëj të mundur ofrimin e një shërbimi në kushte më të mira për të gjithë pacientët, ndërsa ajo do të përfshirë bllokun operator dhe urgjenca si dhe maternitetin. Gjithashtu Balluku bashkëbisedoi edhe me mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalin Rajonal të Kukësit.

Next Post
Skuadra e Ajaksit kushton sa gjysma e Cristiano Ronaldos: De Jongun e mori për 1 euro

VIDEO/ Ajaksi madhështor, fiton trofeun e parë sezonal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In