• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukan-Fleckenstein: Përfshirja e ndërkombëtarëve në Vetting forcon kredibilitetin

by A R
16/07/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu i kërkoi dy liderëve politikë shqiptarë Edi Rama dhe Lulzim Basha, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me konsensus për reformën në drejtësi, europarlamentarët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Ata theksojnë se Parlamenti Europian po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend dhe i bëjnë apel politikës shqiptare të gjejnë zgjidhje me konsensus.

DEKLARATA E PLOTË

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit rreth reformës së drejtësisë në Shqipëri. E kemi mbështetur këtë reformë nga fillimi e saj shumë dhe vazhdojmë ta mbështesim atë, së bashku duke nxitur partnerët tanë politik në Shqipëri për të gjetur zgjidhje me kompromis, duke kërkuar standardet më të larta të mundshme për një reformë tërësore në sistemin gjyqësor.

 

Na vjen keq që propozimi i fundit për kompromis i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi ende të bindur se zgjidhja është brenda mundësive. Kjo është detyra e shtetit shqiptar të garantojë sundimin e ligjit për qytetarët e saj dhe është përgjegjësia e liderëve politikë në Shqipëri të miratojnë një reformë të besueshme të sistemit gjyqësor, i cili do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë.

Ne mbështesim rolin e parashikuar për Misionin e Monitorimit Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit. Sipas mendimit tonë, kjo nuk do të zbehë rolin e autoriteteve shqiptare, i cili është thelbësor.

Përfshirja e Ndërkombëtarëve do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj reforme për publikun shqiptar, për një të ardhme të begatë të vendit dhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ne qëndrojmë së bashku të gatshëm për të ndihmuar partnerët tanë politikë në Shqipëri për të arritur marrëveshjen e nevojshme për miratimin e reformës.

Ne inkurajojmë fuqimisht liderët politikë në Shqipëri të vazhdojnë bisedimet e tyre në frymën e vullnetit të mirë, duke pasur parasysh qëllimin kryesor të kësaj reforme -. Krijimin e një sistemi të besueshëm, të pavarur dhe efikas të drejtësisë në Shqipëri”

Next Post

"Pushka" e pashkrehur e Nulandit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In