• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukan: Droga problem gjigand për Shqipërinë, duhet vepruar pa mëshirë

by A R
03/10/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Eduard Kukan, njëri prej dy ndërmjetësuesve të Parlamentit Europian të ligjit për dekriminalizimin në Shqipëri, Eduard Kukan, e cilëson drogën një problem gjigand për Shqipërinë dhe për këtë autoritetet duhet të tregohen të pamëshirëshme ndaj këtij fenomeni për të mos rrezikuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Eduard Kukan nuk di ç’të thotë për “arrestimin e peshqve të mëdhenj”, por është i sigurt se ka ardhur koha e finalizimit dhe zbatimit të Reformës në drejtësi.

Çfarë mendoni për qëndrimin e Komisioni Europian lidhur me nevojën e fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe pritshmërinë e komisionerit Hahn, sipas të cilit, diferencën e vërtetë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’a bënte arrestimi i peshqve të mëdhenj
Eduard Kukan: Reforma e drejtësisë ishte për të gjithë një kusht thelbësor dhe ajo u aprovua. Tani është vërtet e nevojshme që të aprovohet legjislacioni shoqërues, që janë 7 ligjet që mbeten dhe ato duhet të aprovohen në një të ardhme të afërt dhe jo vitin e ardhshëm, nëse mund të shprehem kështu në mënyrë diplomatike. Do të ishte ideale të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me konsensus.

Dëgjoj, që tek- tuk ka ca probleme. Koha nuk pret, sepse progres- raporti i Komisionit Europian publikohet në tetor dhe ne të gjithë do të dëshironim të shihnim një lajm të mirë për Shqipërinë lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit. Progres-raportet normalisht hartohen në korrik dhe gusht, por Komisioni Europian do të presë deri në momentin e fundit për të finalizuar raportin për Shqipërinë në përputhje me zhvillimet e fundit të situatës në vend.

Mesazhi që kam për liderët politikë, është që të tregojnë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve shqiptarë dhe mos të humbin më kohë në aprovimin e legjislacionit të nevojshëm. Mënyra më e mirë për t’a finalizuar reformën në drejtësi është me pjesëmarrjen e opozitës. Kjo do të vlerësohej shumë nga Komisioni Europian dhe Komuniteti Ndërkombëtar.

Për arrestimin e peshqve të mëdhenj, nuk di ç’të them. Sigurisht, që deklaratat më të bukura dhe më të forta nuk janë të mjaftueshme për të provuar zbatimin e gjithë këtij legjislacioni dhe që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdon. Nëse ka prova të forta, kjo e bën luftën kundër këtyre fenomene shumë më serioze dhe të përgjegjshme.

Më pëlqen shprehja e komisionerit Hahn. Unë do të shprehesha ndryshe: “Nëse sillni rezultate konkrete, do të ndihmonte shumë”. Koha është shumë e rëndësishme tani dhe pas kaq shumë energjish që iu përkushtuan aprovimit të reformës në drejtësi, do të ishte mirë që ky proçes të finalizohej dhe të fillonte zbatimi.

Si e shihni ju situatën e drogës në Shqipëri? Ju e dini që këto tre muajt e fundit janë kapur disa tone kanabisi nga autoritete italiane dhe jo vetëm?

Eduard Kukan: Jam shumë mirë i informuar për këtë çëshjte. Çështja e drogës është një problem gjigand për vendin. Qeveria dhe autoritetet përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirëshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë.

Eshtë një çështje shumë e madhe dhe mendoj se duhet të vihen në dispozision të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë”./BW/a.m.

Next Post
Lotaria amerikane, ambasada sqaron qytetarët

UDHEZIMI NE SHQIP/ Nesër fillon Lotaria Amerikane, gjithçka që duhet të dini për aplikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In