• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kukan: Dekriminalizimi duhet të merret shumë seriozisht dhe të zgjidhet

by Ben Andoni
22/10/2015 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, sepse duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit.

Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje  për të gjetur justifikime për ngadalësimin e proçesit”shprehet Eduard Kukan gjatë një interviste.

Kukan ka kërkuar nga institucionet shqiptare që cështja e dekriminalizimit të merret më seriozisht dhe të zgjidhet.

 

Intervista e plotë

Pyetje: Kongresi i partisë popullore në Madrid është një Kongres i rëndësishëm që trajton sfida të rëndësishme, si kria z refugjatëve, siguria dhe mbrojtja europiane, rimëkëmbja politike.

Në këtë Kongres është folur edhe për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit për trajtimin e krizës së refugjatëve.

A janë vendet e Ballkanit, si Serbia, Maqedonia dhe ndoshta Shqipëria që duket si një opsion i kalimit të refugjatëve gjatë dimrit të frohtë drejt Bashkimit Europian  të zonjat për të përballur tranzitin e refugjatëve ?

Eduard Kukan: Jam i kënaqur që vendet e Ballkanit janë përfshirë tërësisht në  zgjidhjen e krizës së emigracionit për të gjetur përgjigjen e duhur ndaj këtij problemi.

Vendet e Ballkanit po mbajnë një peshë të madhe të krizës së refugjatëve dhe po vuajnë efektete negative të krizës së refugjatëve. Ato meritojnë që  të përfshihen tërëisisht në zgjidhjen europiane të krizës së emigracionit. Falë zotiti, kjo po ndodh. E di që përpjekjet që po bëhen nga vendet  Ballkanit vlerësohen nga Bashkimi Europian. Ato do të marrin një mbështetje financiare, e cila është e nevojshme, pasi ato po kontribuojnë për të gjithë Europën.

Është e vërtetë që Partia popullore po trajtoin sfida të reja, ushtrinë europiane, krizën e refugjatëve, rimmëkëmbjen ekonomike. Këto janë rrjedhojat e situatës ndërkombëtare jashtëzakonisht dinamike. Është momenti i duhur që ne të ecim përpara me këto çështje.

Në fakt, ne nuk kemi filluar të flasim për ushtrinë europiane tani. Kjo është një çështje për të cilën flitet prej vitesh dhe rezultatet deri tani janë zero. Tani është vërtet momentii i duhur për të ecur përpara me këtë, për t’u përballur me këtë çështje. Nuk është se do kemi një ushtri europiane nesër. Por situata ndërkombëtare po na deyron që t’i marrim këto gjëra  seriozisht dhe të përballemi më to.

Ne duhet të jemi të përgatitur nëse diçka ndodh dhe jo vetëm të reagojmë sa herë ka një krizë apo tension. Është e rëndësishme që kjo diskutohet në gjirin e partisë popullore europiane, sepse duke qenë se kjo është partia më e rëndësishme në gjirin e Bashkimit Europian, ajo duhet të jetë pionere e këtyre ndryshimeve. Në këtë kuptim, ky Kongres i partisë popullore europiane është një kongres historik.

 

Pyetje: Në këtë Kongres që ju sapo e cituat si historik kanë marrë pjesë kreministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i Maqedonisë Gruevski dhe lideri i opozitës Basha.

Ju e dini që Serbia pritet të marrë një sinjal pozitiv për hapjen e kapituve të negociatave të anëtarësimit në fund të vitit, por Shqipëria nuk pret përgjigjje pozitive për shkak të mosavancimit në proçesin e dekriminalizimit dhe reformën e drejtësisë.

Ju së bashku me zotin Fleckenstein keni ndërmjetësuar marrveshjen për dekriminaliizimin. Lulzim Basha deklaroi dje në Konges, se qeveria nuk po bashkëpunon për dekriminalizimin . A jeni të zhgënjyer me këtë proçes dhe a konsiderohjet dekriminalizimi si një parakusht së bashku me 5 kushtet për hapjen e negociatave ?

Eduard Kukan: Dekriminalizimi duhet të të merret shumë seriozisht dhe të zgjidhet. Kjo ishte marrëveshja që ne ndërmjetësuam. Ne nuk dubet të lejojmë që çështja e dekriminalizimiot të harrohet.

Zoti Flkeckenstein është në Tiranë sot. Kur të kthehet ne do diskutojmë së bashku, se si mund të ndihmojmë për këtë proçes për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri që të trajtojnë këtë çështje.

Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Është koha që klasa politike në Shqipëri të tregohet më e përgjegjshme. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar, sepse duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit.

Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje  për të gjetur justifikime për ngadalësimin e proçesit. Kjo vërtet është e keqe. Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare. Kjo pasi, nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimist para rasteve të poltikanëve me të dhëna kriminale.

Duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Politika shqiptare duhet të pastrohet. Ne po përgatitemi për një insiativë të re dhe duam të jemi shume konkretë. Ne ndjejmë një përgjegjësi,sepse jemi përfshirë në këtë proçes dhe duam të ndihmojmë sërish.

Pyetje: Ne kemi dëgjuar qartësisht prej kryetarit të komisionit për integrimin europian në Bundestag, zotit Gunther Krichbaum që dekriminalizimi është i panegociueshëm. A është e rëndësishme që shtete kyçe si Gjermania ju mbështesin për çështjen  e dekriminalizimit, që Parlamenti Europian ka ndërmjetësuar?

Eduard Kukan: Ndaj unë thashë, që Shqipëria mund të ecë përpara vetëm nëse zgjidhet dekriminalizimi, por jo në mënyrë të pjesshme, por tërësore dhe sistematike. Është shumë e rëndësishme që Gjermania mbështet përmbylljen e çështjes së dekriminalizimit.

Kam dëgjuar për disa hapa lidhur me reformën e drejtësisë. Janë nisur propozimet në Komisionin e Venecias.

Nëse zgjidhet çështja e dekriminalizimin dhe reforma e drejtësisë, atëherë kjo do të jetë vërtet një hoop përpara për Shqiëpërinë dhe atëherë ambiciet e Shqipërisë mund të jenë të larta dhe asnjë nuk do të bëhet pengesë në këtë rast.

Next Post

Shirat, përmbytje në Berat e Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com