• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukan: Braktisja e takimit nga opozita nuk ishte strategji e mirë

by A R
17/10/2018 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë eskluzive për ABC News, raportuesi në hije për Shqipërinë, Eduard Kukan, shprehet se braktisja e takimit të 13 të MSA-së në Bruksel nga opozita nuk ishte një strategji e mirë, dhe pse opozita ka evidentuar akuza shumë serioze lidhur me Taulant Ballën dhe se vazhdon të marrë informacione me ato që ajo i quan si “aktivitete kriminale” të Taulant Ballës. Raportuesi Kukan flet edhe për deklaratën e përbashkët e aprovuar në fund të takimit.

Në gjirin e komitetit të MSA-së BE-Shqipëri në nivelin parlamentar jemi mësuar të shohim debate të ashpra, me tone të larta, por këtë rradhë opozita braktisi sallën e takimit në Bruksel. Ç’mendoni për këtë?

Eduard Kukan, eurodeputet: Ne morëm disa të dhëna, sipas të cilave, kolegët tanë të partisë demokratike kanë evidentuar disa probleme lidhur me bashkëdrejtuesin e seancës, Taulant Balla. Ata erdhën në takim dhe bënë një deklaratë për këtë. Ato që ata evidentojnë janë akuza shumë serioze. Dhe ata vazhdojnë të thonë që marrin gjithnjë e më shumë informacione lidhur me ato që ata i quajnë “ aktivitete kriminale” të Taulant Ballës. Por nuk mendoj, se ishte korrekte që të braktisej salla. Sado serioze të jenë gjërat, unë mendoj se kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamentin Europian. Në këtë kuptim, vendimi i tyre nuk ishte i drejtë. Më pas, deputetët e opozitës nuk morën pjesë më në takim. Gjithsesi, ishte pozitive që takimi u zhvillua dhe mundëm të shpreheshim. Dhe ne aprovuam një deklaratë të përbashkët. Disa amendamente u aprovuan, disa u hodhën poshtë. Do mbetet në histori që në takimin e 13 të komitetit të MSA-së u aprovua një deklaratë e përbashkët e ekuilibruar. Këshilla ime për deputetët e Partisë demokratike është kjo. Nëse ata do të kishin qënduar, ata do të mund të kishin përsëritur akuzat shumë herë. Ata e bënë këtë vetëm një herë dhe pastaj ikën. Nuk mendoj, se ishte një strategji e mirë.

Çfarë elementesh të rinj përmban deklarata që mund të jenë si vlerë e shtuar ndaj rezolutës së aprovuar për Shqipërinë?

Eduard Kukan, eurodeputet: Deklarata e përbashkët është në vijueshmërinë e rezolutës së aprovuar për Shqipërinë nga Komisioni i Punëve të Jashtme. Rezolutën e vlerësoj si shumë të mirë për arritjet që ka bërë vendi dhe për çështjet që mbeten të hapura për t’u zgjidhur para qershorit 2019, ku pritet të jepet një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nuk kishte ndonjë thelbësisht të re, por është konfirmim që Shqipëria merret seriozisht për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Mesazhi kryesor i rezolutës për Shqipërinë ishte që përgëzohet fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe të procesit të Vettingut, por kërkohet vijimi i saj dhe më shumë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe drogês. Ju vetë deklaruat se këto fenomene po dëmtojnë progresin e vendit në integrimin europian.

Eduard Kukan, eurodeputet: Ne i thamë këto, sepse janë të vërteta. Reforma e drejtësisë dhe procesi i Vettingut është një reformë shumë e vështirë. Ne e kuptojmë shumë mirë që është e komplikuar. Por ia vlen vërtet, që të merren të gjitha masat për zbatimin e saj. Ne e dijmë që ka pengesa dhe vështirësi. Nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, por mesa u informova, kjo pritet të zgjidhet para fundit të vitit. I kuptojmë ngërçet, por duhet vazhduar puna, sepse nëse reforma zbatohet plotësisht, ju do keni një sistem gjyqësor më të mirë se disa shtete anëtare të BE-së. Prandaj ia vlen që të bëhen të gjitha përpjekjet për këtë. Problemet e tjera të cilat janë pasqyruar në rezolutë lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe kultivimin e kanabisit janë një mesazh i qartë për lidershipin politik dhe për qeverinë, që ne i njohim problemet, i kemi shënuar ato dhe nëse nuk do ketë progres pasi i kemi artikuluar disa herë këto çështje, atëherë ky do bëhet problem edhe më i madh.

/b.d

Next Post
Policia ‘lëshohet’ rrugëve të Tiranës, kontroll 129 personave dhe 77 mjeteve

Policia 'lëshohet' rrugëve të Tiranës, kontroll 129 personave dhe 77 mjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com