• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kukan: Bëni zgjedhje të drejta, PE po ju vëzhgon në çdo drejtim

by
18/06/2015 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, Eduard Kukan, në një intervistë për Top Channel deklaron se zgjedhjet vendore do të kenë një ndikim të madh në vendimet e mëvonshme për çështjen e negociatave.

Ai deklaron se në Parlamentin Europian të gjithë do të vëzhgojnë me vëmendje organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, numërimin e votave dhe çdo aspekt tjetër që ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë e një procesi zgjedhor.

Eduard Kukan: Mesazhi im kryesor ndaj qytetarëve shqiptarë do të ishte: Shkoni në zgjedhje, merrni pjesë dhe bëni zgjedhjen e duhur. Zgjidhni njerëzit tek të cilët keni besim, prej të cilëve prisni që ata të punojnë me të vërtetë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Nevojitet një pjesëmarrje e lartë votuesish në mënyrë që zgjedhjet të jenë të besueshme. Për liderët politikë, edhe pse këto zgjedhje janë lokale, ato janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Është e domosdoshme që kjo të ndihet kështu, sepse nuk është një shprehje patetike. Të gjithë në Parlamentin Europian do vëzhgojnë me vëmendje sesi do të organizohen zgjedhjet, se si do të trajtohet i gjithë procesi i numërimit të votave dhe fushata elektorale në tërësi, gjë e cila po vijon, pasi shumë do të varet nga zgjedhjet nëse ato do jenë të lira e demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo do të kishte një ndikim të madh tek vendimet e ardhshme të institucioneve europiane për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Unë mendoj se politikanët duhet të marrin përsipër përgjegjësi të mëdha, personale dhe politike, për të dy palët. Qeveria duhet të marrë në konsideratë se për të patur një shoqëri vërtet demokratike, kjo shoqëri kërkon një opozitë të fortë. Kjo është për të mirën e vendit, të shoqërisë dhe për imazhin që ka jashtë vendi. Pra, të përfundosh në opozitë, nuk do të thotë dështim, apo një pozicion i turpshëm. Jo.Opozita ka një rol për të luajtur në çdo shoqëri demokratike. Unë po ndjek nga shumë afër fushatën elektorale. Kam dëgjuar për ca ankesa, por, në përgjithësi, kam dëgjuar se zgjedhjet po përgatiten në mënyrë të përgjegjëshme. Do të ketë shumë vëzhguesë, mbi  200 në ditën zgjedhore dhe më pas do jenë vëzhguesit e trupit diplomatik. Mendoj se për shkak të situatës specifike të Shqipërisë, zgjedhjet do të ndiqen me vëmendje nga Brukseli, por edhe më shumê nga vetë institucionet në Shqipëri.

TCH: Duke marrë parasysh historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, a prisni që rezultati të pranohet nga kushdo që rezulton në opozitë?

Eduard Kukan: Të gjithë kanë pothuajse të njëjtin mendim mbi situatën që nuk do e përmend. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi për mua është që situata e brendshme politike të mos vihet në pikëpyetje pas zgjedhjeve. Pra, që të mos ketë ankesa për keqtrajtim të votuesve, për bojkotim të zgjedhjeve në disa qytete, sepse kjo do të dukej mjaft e shëmtuar dhe unë jam duke u thënë të gjithë miqve të mi politikanë në Shqipëri se ata duhet të jenë shumë të përgjegjshëm për këtë, sepse OSBE/ODIHR është institucioni kryesor që do të gjykojë dhe vlerësojë zgjedhjet. Nëse, për shembull, OSBE do të thotë se zgjedhjet ishin në rregull, ndërkohë që disa parti politike do të vendosnin për bojkot, atëherë ata do ta gjenin veten në një situatë mjaft të vështirë dhe u duhet të mendojnë për këtë tani. Prandaj them se ata duhet të jenë politikisht përgjegjës dhe pres që zgjedhjet të jenë thjesht të drejta dhe se pas tyre nuk do të ketë një situatë kaotike në vend, siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën. Kjo është shumë e rëndësishme.

TCH: Ju jeni marrë shpesh me zgjedhjet në Shqipëri dhe herët e fundit ka një tendencë për të mos ndjekur fushatën elektorale me gazetarë në terren, por përmes filmimeve të dërguara nga vetë selitë. A është kjo një praktikë europiane?

Eduard Kukan: Media ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në çfarëdolloj shoqërie demokratike. Standardet europiane për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes janë mjaft të forta. Media duhet lejuar për të ndjekur situatën dhe për mundësinë e raportimit objektiv ndaj publikut. Media duhet të sillet gjithashtu në mënyrë të përgjegjshme, por duhet lejuar që të ketë mundësi mbulimi me mjetet që disponon.

TCH: Përsa u takon 5 prioriteteve kyçe, nëse gjithçka shkon mirë me zgjedhjet, pritet vlerësimi i vjeshtës nga Komisioni. A besoni se Shqipëria ka zbatuar mjaftueshëm reformat për të siguruar një rekomandim pozitiv në vjeshtë dhe a mendoni se kjo gjen konsensusin e vendeve anëtare?

Eduard Kukan: Pa dyshim që ka disa përparime në vend mbi fushat që ju përmendët. Unë nuk do të guxoja të thoja se ka zbatim të plotë në 5 prioritetet kyçe dhe do të prisja për vendimin e Këshillit të BE-së. Nuk është mirë të rrisim shumë pritshmëritë e njerëzve dhe  ky raport do të lexohet nga politikanët shqipëtarë dhe qytetarët. Siç e përmenda, tani institucionet europiane janë kaq shumë të fokusuara tek situata në Shqipëri dhe janë mjaft të mirinformuara e kompetente sa të marrin një vendim objektiv pas këtyre zgjedhjeve. Siç e thash, zgjedhjet do të kenë një rol të madh e një ndikim të rëndësishëm në vendimin, mjaft të afërt, të Këshillit të BE-së.

/ Top Channel

Next Post

Dëshmia: Të rinjtë britanikë po i bashkohen ISIS-it për... seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com