• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kukamshefti me mbetjet e fonderive të “Kurum”-it

by Mero Baze
21/08/2024 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria po përballet me një problem serioz, jo vetëm lidhur me transportin ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, I cili kërkon hetim për këtë rast, por dhe praktika të ngjashme në vite, për të kuptuar se çfarë ka bërë industria jonë me mbetje të këtij lloji.

Pasi problem u shfaq në median ndërkombëtare, u pa qartë se të gjitha palët po përpiqen të tregojnë se janë në rregull me punët e tyre, duke lënë në fakt një shteg të hapur që 100 kontejnerë të dalin nga Shqipëria, jashtë standardeve.

Në fakt duhet ta themi hapur se këto janë mbetjet që prodhon fonderia e Kompanisë “Kurum” në ish Metalurgjikun e Elbasanit. Dhe nuk është se ka prodhuar vetëm këtë herë, por qyshkurse është krijuar.

Për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ekzistojnë standarde asgjësimi që janë të kushtueshme dhe për këtë arsye industria e fonderive gjuan vende të varfra për tu zhvilluar me qëllim që tu ik atyre standardeve.

Në rastin konkret “Kurum” nxitoi ti ik përgjegjësisë duke zbuluar dhe më qartë skemën se si I shpëton këtyre mbetjeve. “Kurum” nxitoi të përgënjeshtroj Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, duke thënë se nuk ka eksportuar mbetje.

Kjo është pjesërisht e vërtet, por është dhe më keq për “Kurum”. Ai I ka shitur mbetje një eksportuesi të lincesuar duke ja paraqitur në dokumentin e shitjes si mbetje jo e rrezikshme. Të gjithë e kuptojmë se atij që I “janë shitur” është I qartë se çfarë ka blerë.

Akoma më keq këto mbetje “jo të rrezikshme” janë depozituar në kalatat e Portit të Durrësit në mjedis të hapur, duke rrezikuar jetë njerëzish që punojnë aty. Duke qenë stok I hapur ato nuk kanë nevojë të kalojnë në skaner dhe kështu është krijuar shtegu se si këto dalin jashtë Shqipërisë pa shqetësuar askënd.

Në këtë rast janë kapur dhe duhet të rikthehen këtu, bashkë me problemin se si duhet të asgjësohen ato dhe kush është përgjegjës për gjithë këtë histori.

Është e qartë përtej çdo diskutimi që prodhuesi I këtyre mbetjeve është kompania “Kurum” dhe ajo është dhe pala e detyruar për të zbatuar protokollet e asgjësimet të tyre që natyrisht kushtojnë.

Institucionet e tjera të shtetit shqiptar, duhet të koordinohen për ta mbikëqyrur këtë proces, I cili natyrisht do ndryshoj dukshëm eficencën e industrisë metalurgjike në Shqipëri, e cila ngjan efecente, edhe për shkak të këtyre manovrave, të cilat rrezikojnë të penalizojnë dhe shtetin shqiptar.

Me këtë rast qetësojmë dhe Berishën që nuk po lë gjë pa shpifur, po emrin e “Kurum”-it se zë me gojë . Me sa duket qysh kur i ka “falur” katër hidrocentralet më të mirë të Shqipërisë , ata mbi lumin Mat” dhe ata në Bistricë, ndërkohë që ishte duke ikur nga pushteti, nuk i bën zemra ta sulmoj edhe këtë siç shan çdo biznesmenë që nuk paguan apo sponsorizon bizneset e djalit të tij.

Përkundrazi bën sikur nuk e di që mbetjet janë të “Kurum”-it dhe shpreson të bëj prap lajme te rreme si ato të vitit 2017 me kontejnerë që sipas tij “groposeshin në Pukë”.

Hetimi I nisur nga prokuroria e Durrësit natyrisht do përcaktoj fajtorët e këtij rasti dhe ata do penalizohen sipas ligjit. Po përtej këtij rasti Shqipëria duhet të standardizoj skemën e asgjësimit të këtyre mbetjeve të cilat janë pjesë e industrisë metalurgjike në vend.

Punë parash është. Thjesht këto para s’duhet ti paguaj si gjobë Shqipëria, por industria që i prodhon.

Next Post
Pesë mënyrat se si plaket truri ynë

Pesë mënyrat se si plaket truri ynë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj nga Akademia e FA

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj nga Akademia e FA

July 22, 2026
‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

July 22, 2026
I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

July 22, 2026
Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

July 22, 2026
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

July 22, 2026
Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

July 22, 2026
Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

July 22, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Policia reagon për aksidentin me dy viktima te rrethrrotullimi i TEG: Janë shtetas të huaj

July 22, 2026
Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In