• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtohet 80-vjetori i Konferencës së Pezës, Peleshi: Shqipëria, mision t’a mbajë Ballkanin të orientuar nga Perëndimi

by Java News
16/09/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është kujtuar sot, një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, 80-vjetori i Konferencës së Pezës.

Në aktivitetin që u zhvillua në nder të kësaj dite, aty ku u mbajt Konferenca e Pezës morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshisi dhe zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral major Manushaqe Shehu. Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes vlerësoi rolin e veteranëve dhe pasardhësve të tyre, në mbajtjen gjallë të kësaj dite dhe mesazheve që Konferenca e Pezës kapërcjellë ndër vite edhe tek brezi I ri.

“Ashtu si në Beslidhjen e Lezhës apo në Lidhjen shqiptare të Prizrenit edhe këtu në Pezë, më 16 shtator 1942 instikti kombëtar i mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët, pa dallime përballë një rreziku, një kërcënimi të madh, pushtuesit fashist, në atë kohë italian. Shqiptarët e kanë treguar se sa herë rreziku i tejkalon problemet e brendshme, ne bëhemi bashkë, ngrihemi mbi dallimet, nuk na ndan asgjë, as feja, as krahina, as ideja”, u shpreh Ministri Peleshi.

Shqipëria, tha më tej Ministri i Mbrojtjes gjatë fjalës së tij, u rreshtua në anën e duhur të historisë, gjë që sot i jep vendit një pasaportë dhe të drejtë morale për të trokitur me dinjitet dhe me ballin lart në Bashkimin Evropian, përkrah forcave përparimtare.

Por, shtoi më tej Ministri Peleshi sot, jemi përballë disa rreziqeve që nuk janë vetëm rreziqe potenciale, por janë sulme të ndodhura kibernetike. “Kjo në fakt është një luftë e sotme dhe e së ardhmes. Është edhe më e fortë edhe më e rrezikshme se lufta fizike. Shqipëria sot është anëtare dinjitoze në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake që është NATO. Kjo na bën të jemi të sigurt, të mbrojtur, por padyshim nuk i bën zero rreziqet dhe kërcënimet, siç ishte ky i fundit.

E dini që bota ka ndryshuar, skena e sigurisë në botë ka ndryshuar, pas sulmit rus të pushtimit të pajustifikuar në Ukrainë. Gjeopolitika ka ndryshuar dhe ne jemi në mes të një rajoni shumë të brishtë, siç është Ballkani Perëndimor, por Shqipëria në Ballkanin Perëndimor është vendi i vetëm pa probleme të brendshme politike dhe pa dilema politike dhe gjeopolitike. Ne jemi të orientuar nga perëndimi dhe kemi një mision për të luajtur në të gjithë trevat shqiptare edhe jashtë trupit të Shqipërisë për ta mbajtur Ballkanin nga perëndimi.

Natyrisht që kjo përballje me forcat e tjera të errëta na jep dhe kosto, na ekspozon dhe na bën të jemi vigjilentë, por duhet të jemi dhe të mobilizuar me njëri-tjetrin, të ngrihemi mbi ato që na ndajnë e të bashkohemi në pakte kombëtare. Sot është mëkat të spekulosh me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, sepse ajo nuk është një luftë kundër PS apo kundër qeverisë së PS, është një luftë kundër Shqipërisë për shkak se Shqipëria ashtu si në Luftën II Botërore, edhe tani ka vendosur të rreshtohet përkrah NATO-s, përkrah SHBA, përkrah botës së lirë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Në aktivitetin e organizuar merrnin pjesë edhe drejtues të pushtetit vendor, anëtarë të Komitetit të Veteranëve si dhe banorë të zonës së Pezës.

Më16 shtator 1942, në Konferencës e Pezës u mblodhën përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit dhe përpunuan platformën e përbashkët të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare./m.j

Next Post
“Kam dëgjuar fjalët më të mira për Shqipërinë”/ Veliaj në Uashington, pritet nga Schumer, takohet me kongresmenët Aderholt, Moolenaar dhe McClintock

"Kam dëgjuar fjalët më të mira për Shqipërinë"/ Veliaj në Uashington, pritet nga Schumer, takohet me kongresmenët Aderholt, Moolenaar dhe McClintock

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com