• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Kujtime për Shkodrën e viteve ‘26-‘31”, si model perceptimi

by Java News
29/06/2024 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shkodra në penën e Jakov Milajt vjen e qashtër, por shumë larg fetishit që është ngritur për qytetin. Qytetet e tjera të Ultësirës Perëndimore, nga një ditë të harruar të vitit ’26, kur nxënësi i ri Jakov Milaj po i drejtohej qytetit në skaj, ngjajnë me fshatra të mëdha, madje edhe kryeqyteti i Shqipërisë. Madje, edhe qyteti i vet i lindjes, Fieri. Në kujtimet që tashmë po mbushin muajt në libraritë tona, libri memuaristik “Kujtime për Shkodrën e viteve 1926-1931” është një nga ato sosh, që nderojnë vetë këtë zhanër, shpesh jo pak të paragjykuar. “Toska i vogël”, siç e thërriste Kolë Kraja, profesori i tij në Gjimnazin e Shkodrës, na përshfaq një realitet social-kulturor të një qyteti, të cilit Shqipëria i detyrohet shumë. Me një kërshëri të arsyeshme; me një këndvështrim të një njeriu që do të përbëjë gjatë gjithë jetës një individ me kredo të larta morale; një studiues interesant që do mbarte peshën sizifiane të regjimit; me dashurinë dhe patriotizmin e madh ndaj vendit, ky libër zbulon një dimension të panjohur të autorit. Libri i parë i tij, “Raca shqiptare (Studim anthropologjik e historik-1944)”, tregoi atë emër me interesa që po lindte në botën e studimeve shqiptare në fushën antropologjike, kurse “humbja” e emrit të Milajt, keqësinë ndaj shkencës së vendit.

Bash nga kjo kulturë e nuhatje kërkuesi, që do e kanalizonte drejt një disipline të tillë studimesh, Jakov Milaj, pinjoll familje patrioti, do të perceptojë qytetin e Shkodrës, turbulencat e veta, atë që shihet me vështirësi nga vendasit, por që ndihet në çdo poré të tyre. “Të qenit jabanxhi i jep nji leje-kalim të veçantë, madje atij i falet edhe me gabue në perceptimin e disa koordinatave të padukshme shpirtnore që dallojnë dhe e ndajnë qytetin në dy pjesë”, shkruan në parathënien e vet studiuesi Ardian Ndreca. Po, janë vërtetë të pakat këto vështrime për Shkodrën në ato vite dhe më vonë nga breza të tërë nxënësish e studentësh, që kanë ardhur dhe që Shkodra u fali veç hijes së saj dhe atë perceptim urban për jetën me të gjitha shtresëzimet e saj. Për fatin e keq, politikanëve që zgjodhën Tiranën kryeqytet nuk e vendosën në ekuacionin e tyre, mbase prej kërcënimeve të vazhdueshme që i bëheshin qytetit hijerëndë, e megjithatë Shkodrës ia zvogëluan dot peshën e rëndesës. Në këtë libër me një vëllim jo të madh, parakalojnë emra mësuesish të nderuar tejet modestë; zejet; shoqnitë kulturore e sportive (një masë e madhe e tyre përbëjnë fillesa në Shqipëri); shtëpitë me përshkrimet e tyre; zbavitjet e zakonshme, që përbëjnë pjesë të identitetit të qytetit; klerin me peshën e vet të padiskutueshëm; bizneset e shumë elementë të tjerë…Vetë autori e shpreh disi “inferioritetin”, ngaqë perceptimi, siç thotë, lidhej me një moshë, ku ai po formohet, por po të shkosh nëpër faqe, kupton se kjo është veç modesti. Me leximin e kupton se qashtërsia e autorit është vetë puna e mirë e një vëzhguesi të hollë, që mëson dhe mbruhet në këtë mjedis. Në disa episode ka sythe për krijime të jashtëzakonshme në letërsi e kinematografi, si ajo p.sh. që artikullshkruesit i ka mbetur në mendje nga procesioni i një hebreu dhe e të gjithë dukurive, që lidhen me komunikimin e asaj kohe me këtë komunitet ndaj të cilës po u aviten retë e zeza ngado në kontinent. Anipse, Shkodra është e mbrujtur me shumë ide dhe Jakov Milaj i përshkruan sipas mënyrës së vet, me mënyra jetese, që për djalin e ri janë të panjohura, për afrimin dhe ngritjen e një shtrese shoqërore që do të thotë shumë. Mirash Ivanaj, publicisti dhe ministri i njohur i Arsimit; Gabriel Meksi, historian dhe aktivist; Taip Shkodra, ish-ushtarak i lartë, patriot dhe sportist është mësues i edukimit fizik shkrihen me nxënësit dhe u japin përveç njohurive dhe mësime për jetën me modelet e tyre. Kolë Kraja, mësuesi i tij i preferuar, i shërben më së shumti si model. Asokohe, mjedisin kulturologjik social po e ndriçojnë meteorë “si Migjeni, Veli Stafa apo Gaspër Pali, Idealista si Shantoja e Koliqi, vizionarë të frymzuem si vëllaznit Pipa, e kërkonin protokomunistat që s’do të vononin me u organizue tashma në atë qytet, e kërkonin nacionalistët që kishin marrë stafetën e Rilindjes dhe që nuk identifikoheshin tout court me mbretin Zog”, e përshkruan Ndreca, puna e të cilit me përgatitjen me shënime të këtyre kujtimeve është vërtetë mbresëlënëse.

Jakov Milaj i shkroi kujtimet në diktaturë në një nga momentet më të vështira të historisë së vendit që t’i dorëzoheshin arkivit të Muzeumit të qytetit para viteve ‘90. Do kishim kureshti sesi do të ishin ato, nëse ky shpirt i bukur do kishte mundësi të shkruante pa peshën e madhe të autocensurës, por edhe në këtë lloj forme janë shumë të kujdesshme me kufizimet e disa gjykimeve, që historia shqiptare në ato momente nuk kishte ende një gjykim të paanshëm.   Interesant është edhe dëshmia e tij për momente të caktuara të qytetit, por edhe për gjykime lidhur me shtresëzimet sociale të këtij qyteti, ku në të na parakalojnë emra tregtarësh, nëpunësish dhe zejtarësh të njohur, ashtu si edhe e ashtuquajtura borgjezia e vjetër, sak ata që dikur i dhanë namin qytetit. Në këto faqe kupton dhe “shuarjen” e tyre, kur paradoksalisht, gjatë Luftës së Parë Botërore nuk i përballuan dot tregtarët e rinj, të cilët përdorën çdo lloj mundësie që t’i kalonin, falë dhe kontrabandës. E hidhur dëshmia që jep për procesionin e vdekjes së nënës së Luigj Gurakuqit, përcjellë në udhëtimin e fundit nga fare pak vetë, thjesht nga frika që publiku dhe kleri kishte për Zogun.

Do të shkonim pafund në përshkrime të këtyre momenteve, nëse nuk do kujtonim që kujtime të tilla shërbejnë si modele dhe mbi të gjitha: me të vërtetat që thonë (nga njerëz si Jakov Milaj) të shërbejnë si piketa ku mund të mbështetesh. Milajt nuk ia dhanë aspak shumë mundësinë, por në një dalje gati të fundit publike në vitin 1993, kur do fliste për Ivanajt, ai do të shpërfaqte jo thjesht dimensionin e munguar për njerëzit e asaj kohe, por edhe paradokset e jetës sonë.

Jakov Milaj lindi në vitin 1912 në Fier dhe mbylli sytë 85 vite më vonë në të njëjtin qytet. E provoi burgun, në qytetin e tij për Kryengritjen që mban emrin e qytetit, provoi burgosjen dhe internimin pas Luftës së Dytë Botërore. Segmenti i kujtimeve për Shkodrën mbetet një frymëmarrje për të ndjerin, kurse për publikun shenjë respekti për vendin dhe mbi të gjitha ashtin, që Milajt i shërbeu për formimin e jetës.

 

 

Next Post
‘Onkologjiku’, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

'Onkologjiku', mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te Kombëtarja

E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te Kombëtarja

April 21, 2026
Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV: Hashim Thaçi do ketë fatin e Naim Murselit

Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV: Hashim Thaçi do ketë fatin e Naim Murselit

April 21, 2026

Edi Rama nën akuzë si hajdut “aleatësh”

April 21, 2026
Rritja e çmimeve fryn buxhetin/ Qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH efekt kryesor gjatë tremujorit të parë

Rritja e çmimeve fryn buxhetin/ Qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH efekt kryesor gjatë tremujorit të parë

April 21, 2026
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, shqiptari ‘koka’ e grupit. Zbulohen rolet e anëtarëve

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, shqiptari ‘koka’ e grupit. Zbulohen rolet e anëtarëve

April 21, 2026
Berisha, kryengritja e kthyer në ‘meme’ nga lotët dhe rrënimi i PD

Berisha, kryengritja e kthyer në ‘meme’ nga lotët dhe rrënimi i PD

April 21, 2026
Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim/ Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?

Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim/ Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?

April 21, 2026
SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

April 21, 2026
Shqipëria, arsyet pse europianët e konsiderojnë destinacion tërheqës për turistët

Shqipëria, arsyet pse europianët e konsiderojnë destinacion tërheqës për turistët

April 21, 2026
“Do mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët”, Rubio: Kufizim vizash për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa

“Do mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët”, Rubio: Kufizim vizash për 75 pjesëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In