• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtesë e zbehur, mirënjohje e munguar për bamirësit e mëdhenj

by Bajram Peçi
10/12/2020 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Po kalon, siç rëndom ndodh me krerë të shtetit tonë, harrimi i përkujtimit të një ngjarjeje madhore nga përmasat dhe ndikimet pozitive që la: 100 vjetori i pranimit në Lidhjen e Kombeve. Ngase kujtesa e tyre e shkurtër nuk i lejon të shohin tej zhvillimeve korente e ngjarjeve të afërta pranë tyre, me gjasa ndodh që ata as të mos kenë njohuri se kjo datë egziston!?

Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e plotë e Lidhjes së Kombeve. Historianët tanë, me të drejtë e rendisin atë si një ngjarje kulmore në qendrueshmërinë e brishtë të shtetit të rilindur nga Kongresi i Lushnjës. Pas Luftës së Vlorës dhe asaj të mbrojtjes së kufijve të Veriut kundër okupatorve italianë e serbë, vjen fill pas tyre kjo datë kulmore, që përkohësisht u dha fund lakmive e orekseve të pacipa të fqinjëve.

Ishte një mik i Shqipërisë, i cili vite më parë ishte bërë dëshmitar se si coptoheshin trojet shqiptare në dobi të Malit të Zi, senatori francez D’Estournelles de Constant, ai që i këshilloi përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës në Paris, zotrinjtë Pandeli Evangjeli, Mithat Frashëri dhe Mehmet Konicën, që t’i drejtoheshin Lidhjes së Kombeve për njohjen e Pavarësisë shqiptare.

Kështu bënë. Më 12 tetor nga Pandeli Evangjeli u dorëzua kërkesa. Në 15 nëntor 1920, në Gjenevë të Zvicrës, sesioni i parë i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve e shtroi kërkesën, për të cilën ishte bërë mjaft debat për futjen në rendin e ditës. Franca, përmes përfaqësuesit të saj Vivian, e ndonjë vendi tjetër (kryesisht fqinjët tanë) e kundërshtoi anëtarsimin tonë në Lidhjen e Kombeve, por më tej qendrimet befas ndryshuan. Pa asnjë votë kundër, u bëmë anëtari 43-të i Organizatës Botërore. Është ky momenti historik kur mbrojtja dhe siguria juridike e shtetit më të dobët në Europë, do kish në krah organizmin më të lartë botëror. Pavarësia e Shqipërisë u njoh ndërkombëtarisht.

Po si u arrit kjo? Nga përpjekjet e qeverisë Shqiptare? Natyrisht që jo! Sulejman Delvina në 14 nëntor kish dhënë dorëheqjen. Mos vallë vetëm nga dipllomacia e Fan Nolit dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit, zotërinjve Pandeli Cali, Hil Mosi dhe Dr. Adhamadhi? Natyrisht që jo! Ata patën me praninë e qendrimin e tyre ndikimin e duhur, por asgjë nuk do ishte bërë e mundur pa mbështetjen e miqve të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në këto momente historike spikat deputeti britanik, Aubrey Herbert dhe dy juristë të mëdhenj të botës së juriprudencës: Lordi Robert Cecil, përfaqësues i qeverisë së Afrikës së Jugut dhe Newton Rowell, përfaqësues i qeverisë së Kanadasë. Siç shihet, janë britanikë ata që me argumentet e sjella dhe profesionalizmin e lartë, i diktuan Lidhjes së Kombeve orientimin pro Shqipërisë. Kjo garanci paraprake e britanikëve u nënshkrua një vit më pas nga vetë qeveria britanike.

Një tjetër personalitet i madh, një bamirës i dhënë tërësisht pas Shqipërisë, Justin Godart, luajti një rol të jashtëzakonshëm në ndryshimin e qendrimit të Francës, e cila paradoksalisht ende mbahej fort në pikat e Traktatit të Fshehtë të Londrës. Deputet dhe ministër në qeverinë e Francës gjatë Luftës I Botërore, ai u përfshi tërsisht në çështjen shqiptare, si mbrojtës i të drejtave të një populli të nëpërkëmbur, të lënë pas dore, të penguar për të jetuar krenarisht në mes të popujve të tjerë të Ballkanit.

Veprimtaria e Godart në shërbim të së vërtetës për çështjen shqiptare, në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të mohuara nga Fuqitë e Mëdha, u shpalos denjësisht me botimin e dy librave të njëpasnjëshëm: “Shqipëria më 1921” – i cili ju dha lexuesit francez me një parathënie të D’Estournelles de Constant, dhe “Shqipëria më 1922”. Të dy këta libra ishin një ndihmë shumë e çmuar për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në njohjet ndërkombëtare.

Mjafton të njihesh me një letër të Fan Nolit, për rolin e madh të tij, ku shkruan për Godart, se ai “… ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve”, të kuptosh se sa mirënjohje i detyrohemi.
A mos vallë ka humbur kombi ynë cilësi morale, që i kanë humbur kujtesën e dëmtuar mirënjohjen?

Lexoni dhe shihni (përshembull), se si i nderonte populli e krerët e tij 100 vjet përpara këta bamirës! Ja nga shtypi i kohës pak rreshta të kronikës për vizitën e Godart, në Vlorë: “Një turmë e madhe njerëzish, kishte dalë për të pritur senatorin francez, e udhëhequr nga një grup të veshur me fustanella. Sheshi… ziente nga kënga. Kërciste vallja dhe zemrat e të gjithëve valonin nga gazi e dëfrimi”. Dhe bëhet fjalë vetëm për një vizitë formale.

Po tani, si përkujtohen? Godarti është kujtuar dikur në Tiranë me emrin e një rrugice, diku afër 100 metra. As që bie në sy dhe është shumë e vështirë ta gjeni, po qe se nuk përdorni aplikacionin Maps!? Ja shihni tabelën me emrin e tij në foton ilustruese, se në ç’vrimë është strukur?! Ska më turp! Përkimi në 12 dhjetor i vdekjes së tij, se ndokush nga TV-të apo gazetat do ta përkujtonte, harrojeni! Ndërsa gjeneralit italian Tellini, që u vra nga armiqtë e Shqipërisë, qeveria greke dhe andartët e saj, vetëm tash së fundi i kanë vënë një rrugice, tek ish TEC-i-kombinat, afër fshatit Vaqarr. Ai ra hero për të mbrojtur caktimin e kufive të shtetit tonë në Shqipërinë e Jugut.

S’kam parë, deri tani, që të ndërmirret ndonjë veprimtari përkujtimore si për ngjarjen ashtu dhe për këto personalitete, tashmë të harruar. Ndërsa ka muaj që shohim prej presidentit shpërndarjen inflacioniste e madje llogjikisht të pakuptimta të dekoratave, askush nuk ja ka përmendur këta emra. Do ishte në nderin e institucionit ndërmarrja e dekorimeve për këta miq të mëdhenj, në këtë 100 vjetor të anëtarësimit në Lidhjen e Kombeve, se sa të hiqeshin zvarrë e pakuptueshëm me trastat e dekoratave politike!

Nuk u gjet për këta emra asnjë dekoratë: e flamurit kombëtar”; e Gjergj Kastrioti Skënderbeut; e Flamurit Kombëtar”; e Nënë Terezës; e Artë e Shqiponjës”, apo titull “Kalorës” të urdhrit të Skënderbeut e të Flamurit. Kush ska marrë nga këto, kujt si janë dhënë, por jo këtyre miqve të mëdhenj?! Pothuaj nga të gjithë presidentët (përjashtoj Moisiun) janë praktikuar në ikje politika denigruese me medaljet, të cilat ua kanë ulur vlerën dhe ndikimin, ua kanë rrënuar qëllimin për të cilin janë krijuar. Mosmirënjohja nuk ka brirë kur shfaqet!

Next Post
Plot 945 raste aktive me Covid në Shkodër, shtohen kërkesat për testet e shpejta

Plot 945 raste aktive me Covid në Shkodër, shtohen kërkesat për testet e shpejta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

June 9, 2026
Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

June 9, 2026
“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

June 9, 2026
Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

June 9, 2026
Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

June 9, 2026
VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

June 9, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Precedenti i rrezikshëm

June 9, 2026
“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

June 9, 2026
Rama: Së shpejti do t’i sjellim Shqipërisë një investim edhe më të madh sa ai në Zvërnec, diku mes Kavajës e Durrësit

Rama: Së shpejti do t’i sjellim Shqipërisë një investim edhe më të madh sa ai në Zvërnec, diku mes Kavajës e Durrësit

June 9, 2026
“Kësaj i thonë të kesh dy b*thë, një ta mbash e një ta çash”, Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

“Kësaj i thonë të kesh dy b*thë, një ta mbash e një ta çash”, Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In