• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujtesa” për përdhunuesin serial të demokracisë

by Ardian Ndreca
10/08/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Monumenti i shehitëve të Erdoganit në Tiranë ka vetëm nji domethanie dhe s’ka të bajnë me “krijimin e kujtesës” për të cilin flet Herodoti, por me zonën e përmjerrun që felini i Azisë së Vogël ka shenjue në Ballkan. Ai memorial ka kuptimin politik të të qenit zorrë qorre, nji miletbahçe private e nji diktatorit që tashma vetëm Putini i hapë krahët.

Memoriali asht nji monument dhe skaji rrjedh prej latinishtes “monere”, me kujtue! Çka t’i përkujtojnë shqiptarët 15 korrikut turk! Asgja. Ndoshta i vetmi turk që meriton me u kujtue asht Ati i Turqisë moderne, por ai siç dihet i ban hije Erdoganit për shkak të shpirtit laik të politikës së tij.

Pse duhet që ne të marrim pozicion ndërmjet luftës së mbrendshme mes ish shitësit të limonatave të Bosforit dhe predikuesit Gülen! Se mos i zgjidhëm problemet tona ne që të bahemi arbitra në punët e të tjerëve!

Në Tiranën bihude kremtohet në mënyrë transversale pikërisht ajo demokracia e rilindun e Erdoganit për të cilën Europa ia ka mbyllë definitivisht derën. Emnat e atyne të ramëve për ne s’mund të kenë asnji kuptim politik dhe peshë historike. Prania e tyne në Tiranë asht thjeshtë falë lidhjeve personale mes dy kapove dhe jo fryt i miqsisë së ndërsjellë mes dy popujve. Fryt i arbitraritetit maksimal dhe i arrogancës së padurueshme të nji deliranti. Po në qoftë se nesër Rama do të miqsohej me diktatorin e Burundit Nkurunziza, çka do të shpikë, do të vendosin në Tiranë nji memorial për milicët hutu që e mbrojtën prej nji grushti shteti?!

Asht jashtë çdo diskutimi se tek ne nji memorial i tillë asht i pavend siç do të ishte ai i hutuve apo i kujtdo tjetër. Po të kishte këtë ndjeshmëni Rama do të duhej të kishte përkujtue katër të vramët e 21 janarit, të cilët u sakrifikuen për karrigen e tij dhe nuk gjetën drejtësi në zululandin ku mbretnon deliri i nji njeriu që kujton se din gjithçka dhe mundet me ba gjithçka.

Shqipnia nuk asht pronë e jueja që ta poshtnoni dhe ta dhunoni sistematikisht, ju jeni të përkohshëm, madje shpresojmë shumë të përkohshëm dhe ne na vjen turp që politika shqiptare përfaqsohet prej Ramës, Bashës, Kryemadhit, Berishës dhe Metës me rropulli.

Ndër gjithë këta Rama ka nji veçori, i pëlqen shoqnia e të fortëve, e kujton të fortë Erdoganin. Por ish limonataxhia i Bosforit nuk asht aq i fortë, edhe pse ka krijue nji parajse për miqtë e tij që kanë probleme me pasuni të pajustifikueshme para ligjit.

Ramës i përshtaten disa rreshta me të cilët Teofrasti (nuk hyn ndër autorët e lexuem as prej tij e as prej Erdoganit) portretizon karakterin e “philoponeros”: atij që vdes për me qenë mik i zuzarëve, i të ashtuquejtunve të fortë në politikë e në jetë, i atyne që shkelin ligjin, i hajdutëve dhe mashtruesve, pse kështu i duket vetja i fortë tue mbajtë krahun e tyne. Të ngjashmit gjejnë njeni tjetrin – thotë Teofrasti.

Llaci i lagjes admiron përdhunuesin serial të demokracisë, ky asht titulli i memorialit turk. Zakonisht të sëmurëve u shtohet deliri kur u vjen fundi dhe ne atë fund do ta presim pa keqardhje dhe me shumë neveri. (tema) /l.m

Next Post
Zjarret në Greqi, njoftim i rëndësishëm i ambasadës për shqiptarët që humbën dokumentet

Ja si fitohet shtetësia shqiptare, publikohen detaje të projektligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In