• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

by Java News
21/02/2026 14:09
Alessandro Xhufi

Alessandro Xhufi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Protestat politike në Shqipëri janë shndërruar prej kohësh në ngjarje rutinë, me një koreografi që përsërit vetveten me një precizion gati-gati mekanik. Megjithatë, pati një moment gjatë protestës së fundit që të jepte ndjesinë e diçkaje personale. Nuk ishin flamujt dhe as molotovët apo gazi lotsjellës, madje as standoff-i gjysmë impotent mes një grupi të vogël protestuesish dhe policisë ndërkohë që tubimi kishte përfunduar praktikisht për shumicën e protestuesve. Këto ishin të gjitha pjesë e serisë së përsëritur të protestave që mund t’i ndjekësh në TV pa iu kushtuar shumë vëmendje, ku sipas një skenari të përsosur tashmë, ti di paraprakisht se çfarë do të ndodhë në çdo minutë.

I vetmi moment që dha njëfarë emocioni gjatë protestës së të premtes ishte fjalimi i një të riu 20-vjeçar, i cili në momentin që u ngjit në podium pyeti me mjaft sinqeritet përse fajësojmë Sali Berishën për gjithçka, edhe pse – siç tha ai – për aq sa kujtonte, kryeministër i Shqipërisë ka qenë Edi Rama. Nga shkolla fillore e deri tani, kur ai ka hyrë apo bëhet gati të hyjë në universitet, Rama ka qenë konstantja e vetme politike në vend. Kishte të drejtë sepse në kujtesën e tij të jetuar, koha politike nis me vitin 2013. Dhe pikërisht sepse ishte një argument kaq i sinqertë, është diçka që të mbetet në mendje më gjatë nga çdo gjë tjetër që ndodhi më pas.

Tani, unë i përkas afërsisht një gjenerate para së tijës. Nuk jam mjaftueshëm i vjetër për t’i përkitur brezit të prindërve të tij, por mjaftueshëm për të kujtuar një tjetër lloj permanence. Fëmijëria dhe adoleshenca ime kanë kaluar me portretin e Sali Berishës në ekran, duke dëgjuar fjalime, nga më konfrontueset, deri tek ofendimet e tij personale ndaj kundërshtarëve dhe familjarëve të tyre. Edhe kur Berisha nuk ka qenë në pushtet, figura e tij ka dominuar atmosferën politike, duke u kthyer – në një mënyrë a një tjetër – në pjesë të diskutimeve në tryezat familjare, në vend të bisedave më domethënëse që çdo familje mund të bënte. Politika, pra, ka patur gjithnjë fjalorin dhe kadencën e tij dhe nëse 20-vjeçari i sotëm e përjeton natyrshëm Ramën si zhurmën bezdisëse të sfondit të shtetit, ne të tjerët kemi përjetuar Berishën pikërisht si të tillë.

Por kujtesa nuk është histori. Ajo është vetëm ajo copëz e historisë që ka koinciduar me fëmijërinë apo adoleshencën tonë.

Siç dihet, Sali Berisha ka mbajtur thuajse çdo post pushteti në Shqipërinë e pas 1990-ës: president, kryeministër, udhëheqës opozite, patriark partie. Qeverisja e tij u përball me kolapsin e firmave piramidale dhe dhunën e 1997-ës, për t’u rikthyer sërish në pushtet në 2005 duke ndikuar në formësimin e institucioneve që ende strukturojnë sistemin sot. Madje, edhe gjatë kohëve që ka qenë në opozitë, ai ka qenë gjithmonë një forcë gravitacionale e aftë të përkulë e përthyejë fushën politike rreth tij. Ai është po ashtu një nga figurat më përgjegjëse për standardet politike kaq të ulëta që shumica e shqiptarëve kanë. Vërtet që ta fajësosh atë për gjithçka të keqe që ndodh është joserioze, por të sugjerosh se ai qëndron jashtë arkitekturës së realitetit aktual, do të ishte po aq qesharake.

Dhe janë pikërisht gjurmët e tij kaq të thella në sistem, që e bëjnë të tingëllojë kontradiktore çdo përpjekje për ta trajtuar Berishën si viktimë periferike të rrethanave.

Ajo që e bën shqetësues fjalimin e 20-vjeçarit – dhe të kujtdo të riu tjetër që mund të kish qenë në podium në vend të tij – nuk është zemërimi i tij i drejtë, por orientimi i asaj zemërate. Zemërimi i një të riu në kohët që jetojmë mund të drejtohej nga pabarazia, tek tregu i shtëpive që po lë të pastrehë një gjeneratë të tërë e me gjasë edhe disa të tjera që do të vijnë më pas, mund të drejtohej nga ndotja e ajrit dhe mohimi i të drejtës për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm, nga puna e pasigurt, stanjacioni intelektual i një klase të tërë politike që prej tri dekadash vetëm riciklon veten me produkte gjithnjë e më qesharake. Dhe nëse të gjitha këto tingëllojnë tepër të majta, mund të presësh që ai/ajo të përqafojë një të djathtë edhe më ekstreme ideologjikisht, edhe pse personalisht nuk do e uroja një gjë të tillë. Por, me gjithë kauzat e pafundme që ofrojnë kohët në të cilat jetojmë, energjia u shpenzua tek restaurimi i një figure, gjurmët politike të të cilit në fakt i paraprijnë edhe kujtesës së shumë prej nesh.

Por ndoshta e gjithë kjo nuk është rastësi. Ndoshta kjo është Shqipëria që iu vjen më për shtat të kultivojnë Berisha dhe partia e tij. Një Shqipëri që nuk shkon përtej kujtesës së jetuar, që rrallë herë arrin të lexojë përtej narrativave të trashëguara dhe që akoma më rrallë flet për gjëra që shkojnë përtej sigurisë e komfortit që ofron dhoma e ndenjies e familjes. Thënë ndryshe, një vend ku ndërgjegjja politike transmetohet në trajtën e folklorit, emocionalisht dhe pa u vënë kurrë në dyshim.

Çuditërisht, ndërsa shumë njerëz kërkojnë të duken më të rinj teksa plaken, vetëm Berisha duket se ka aftësinë e veçantë t’i bëjë të rinjtë të tingëllojnë më pleq se ai vetë.

Next Post
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In