• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kujt t’i besojmë?! Kontradiktat e shumta mes “dëshmitarit X” dhe gazetarit

by A R
19/05/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i tij po qarkullon në media si njeriu që intervistoi “dëshmitarin X” të Partisë Demokratike, duke e zbuluar atë me identitet të plotë.

Por sot, gazetari Jetmir Olldashi doli në një konferencë për shtyp ku sqaroi se roli i tij kishte qenë shumë më tepër se kaq. Ai i atribuoi vetes autorësinë e përgjimit të bisedës mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

Sipas Olldashit, ai i kishte dhënë pajisjen përgjuese “Babales”. Por në disa momente thelbësore, deklaratat e gazetarit bien ndesh me ato të Albert Veliut, duke ngritur dyshime për gjithë audio-përgjimin.

“Dëshmitari X’ deklaroi se nuk e dinte kush e kishte bërë përgjimin.

“Babalja” pati deklaruar në intervistë se ishte ai që ia kishte dorëzuar përgjimin PD-së, por Olldashi pohoi të kundërtën. Gazetari tha se materialin ia kishte dorëzuar ai selisë blu, pikërisht deputetit Salianji.

Jetmir Olldashi tha gjithashtu se ai kishte nisur një investigim gazetaresk për situatën e kanabisit në Vlorë, dhe në gjurmët e Agron Xhafajt u ra rastësisht. Ndërkohë, “Babalja” deklaroi se ai u nis me qëllim pikërisht përgjimin e ish-mikut.

Një tjetër pikpyetje që ngrihet është se pse gazetari nuk e publikoi në portalin që drejton materialin, nëse sipas tij televizoionet nuk pranonin?

Olldashi tha gjithashtu se Veliu nuk e kishte gjetur në lokal Agron Xhafën, kur kishte shkuar të konsumonte një bisedë me të, i pajisur me çimkat përgjuese që i kishte dhënë Olldashi për këtë qëllim.

Por Olldashi tha më pas se Veliu foli me një numër telefoni, të cilin pasi ai e vërtetoi përmes aplikacionit “True Call” se i përkiste emrit Goni Xhafaj.

Aplikacioni “True Call” nuk është një aplikacion zyrtar përgjimi, ai mund të shkarkohet nga të gjithë përdoruesit e disa celularëve të caktuar. Të dhënat në të mund të vendosen fare thjeshtë edhe me emrin e personave të tjerë, mjafton të krijosh një email me të dhënat përkatëse që dëshirohen.

Deklarata e plotë e Jetmir Olldashit në konferencën e sotme për shtyp:

Të dashur kolegë gazetarë,

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.

Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!

Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.

E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.

Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.

Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!

Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.

Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.

Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.

Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.

Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.

Më pas jemi kthyer në Tiranë.

Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume risk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.

Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.

Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.

E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo çështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditësh.

Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

Next Post
“PD është përfshirë në një skemë mafioze, të hetohen Basha dhe Veliu”

"Pas inskenimit për Xhafajn diçka më e madhe", Balla: Saliu, Monika, Luli e gjyqtarë të korruptuar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In