• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kujt precedenti i ruhet PD?

by
22/04/2015 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Po vë një bast: ky shkrim po shkruhet pak orë pas arrestimit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Me shumë gjasë dy deputetët, nuk do të mbahen në gjendje arresti nga Gjykata e Lartë. Maksimumi ata do të detyrohen të mos largohen nga vendi, ose me arrest shtëpie. Sipas edhe vetë kreut të komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, Broke, në një intervistë të enjten në Top Channel, “arrestimi i deputetëve është shproporcional me akuzën ndaj tyre, për dëshmi të rreme (ndaj prokurorëve)”.

Vetë hartuesit e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2012 që i hapën rrugë pastaj ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale në 2014, për lehtësimin e procedurave të arrestimit të personave me imunitet, më kanë thënë këtë javë, se procedura e ndjekur për arrestimin e Doshit che Frrokut, është ligjore, por e gabuar. Sepse Prokuroria është pjesë e sistemit gjyqësor, dhe ajo nuk mund të shkojë me prova para deputetëve. Sepse ata nuk janë gjykatës. Prokuroria në fakt duhet të kishte shkuar në Gjykatë të Lartë, të kishte marrë masën e sigurisë, e më pas të shkonte në Kuvend e të kërkonte heqjen e imuniteteve.

Sigurisht ligjore është edhe kjo që u ndoq. Por së paku për akuzën e dëshmisë së rreme, dy deputetët nuk do të dënohen, nëse do dënohen, me më shumë se një vit burg. që ka shumë mundësi ta shlyejnë me kohën e arrestit në shtëpi. Për më tepër akuza është në shproporcion me këtë akuzë. Vetëm nëse pas heqjes së imunitetit dhe ndalimit, prokuroria do të fajësojë dy deputetët për akuza të tjera, që justifikojnë heqjen e lirisë, nga frika e largimit, atëherë do të kishte logjikë aksioni i saj i të enjtes.

Por duket, se edhe nën bekimin e ndërkombëtarëve, Prokuroria po kërkon të vendosë një precedent të ri: atë që përmendi edhe Mark Frroku në Kuvend, në ndoshta fjalët e tij të fundit në politikë: “Kjo mund tju ndodhë edhe juve nesër”.

Të vetmit që e dëgjuan, ishin deputetët e PD. Që një ditë më parë, që në komisionin e mandateve, me sjelljen e tyre, paralajmëruan çdo të bënin nesër. Duke shkelur premtimin publik të kryetarit Basha, se nuk do të pengonin arrestimin e dy deputetëve. Por bënë të kundërtën. Pyetja është përse?

E thjeshtë. Dy deputetët e arrestuar janë të mazhorancës. Opozita, deri tani zyrtarin më të lartë par excelllence, ka Xhelal Mziun. Qeveria dhe mazhoranca nuk bën asnjë lloj rezistence, përkundrazi e shpejtuan procedurën. Tashmë, me këtë precedent çdo deputet i parlamentit, i gjendur nën një akuzë, qoftë fëminore si ajo e gënjeshtrës, tashmë mund të përballet me prangat. Qoftë edhe nese shpif në Kuvend, pasi Kryeministri ka premtuar rikthimin e kriminalizimit të shpifjes për njerëzit me pushtet dhe imunitet.

Dhe sigurisht me shumë çështje që janë akoma varur ligjërisht apo që mund të rihapen, precedenti Doshi Frroku, rëndon keq në psikikën e disa deputetëve të opozitës. Llallës mund ti kritikosh shumë gjëra, po balancën politike të padive penale, ai e ka ruajtur shumë mirë. Kështu me shumë gjasë, precedenti Doshi Frroku, do sjellë shumë shpejt arrestime apo procedime nga e djathta.

Dhe prania jo rastësore në Tiranë këto ditë e prokurorit të hekurt Cvitan, që rrasi pas hekurave kryeministrin Sanader, ja shton ankthin, dikujt në krahun e djathtë të karrikeve të Kuvendit. Gjithsesi koha do të tregojë nëse më fund kutia e Pandorës po hapet dhe kush ka shkelur ligjin, ka vjedhur, ka vrarë dhe abuzuar në emër të pushtetit, të shkojë drejt burgut. kushdo qoftë ai. Ndaj le të presim.

Me qetësi dhe dashuri, siç thotë Ilir Meta.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

ILDKP/ Ganaj, "bomba" në dosje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In